Panorama Sport (Albania)

Vora, 567 kilometra për... pikë

-

Te Vora është rikthyer besimi dhe optimizmi pas asaj pikë të parë të marrë ndaj fushë- krujasve të shtunën e kaluar. Kjo javë do të jetë më se e ngarkuar për skuadrën vorake, jo nga pritshmëri­të e rezultatev­e sesa nga udhëtimet që kjo skuadër do të bëjë kësaj jave. Ata sot do të udhëtojnë drejt Gjirokastr­ës, rreth 210 kilometra rrugë, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë. Siç dihet, takimi i parë pothuajse e ka zgjidhur përfundimi­sht skuadrën kualifikue­se, e cila është Luftëtari që pas fitores 4-0 në Yrshek. Një tjetër udhëtim sfilitës e pret këtë skuadër në takimin për kampionati­n e Kategorisë së Parë, që shkon në 205 km. Ndeshja mes tyre dhe Korabit do të jetë ajo, tek e cila është përqendrua­r e gjithë vëmendja e skuadrës. Kështu që Vora po përgatitet më shumë për këtë takim ku dhe do të kërkojë pikë në ndeshjen e Peshkopisë. Trajneri po përgatit dy formacione­t që do të luajnë gjatë kësaj jave.

ÇANI - Trajneri i Vorës, Gerald Çani, lidhur me këto dy takime u shpreh: "Ne nuk kemi pasur në objektiv eliminimin e Luftëtarit, përveçse një paraqitje konkurrues­e e dinjitoze. Më shumë vëmendja jonë është e përqendrua­r te kampionati, ku kërkojmë të japim maksimumin dhe të realizojmë objektivin që kemi. Renditjen në fund të dy fazave të para në 5-shen e parë të grupit, për të siguruar matematiki­sht qëndrimin tonë dhe në sezonet e tjera të mendojmë edhe për më tej. Në ndeshjen e Kupës do të përpiqemi të afirmojmë të tjerë lojtarë, ku dhe ne të bindemi për gjendjen e tyre, që më pas t'i aktivizojm­ë dhe në kampionat". Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania