Panorama Sport (Albania)

Lika: Shkojmë larg në Kupë

"Nuk ka vend për nënvlerësi­me, jemi të përqendrua­r për të kaluar në turin tjetër"

- ADMIR URUÇI

Tekniku i Vllaznisë, Hasan Lika, kërkon që t'i mbajë me këmbë në tokë lojtarët e tij. Barazimi i arritur në takimin e parë në Burrel me shifrat 1-1 favorizon ekipin kuqeblu, por sipas teknikut kjo nuk duhet që t'i vërë "në gjumë" lojtarët. "Derisa janë edhe 90 minuta dhe asgjë nuk është e mbyllur, nuk kemi sesi të themi se jemi ne në turin tjetër. Nuk duhet nënvlerësu­ar për asnjë moment kundërshta­ri. Kemi një rezultat të favorshëm dhe luajmë në fushën tonë, kjo duhet shfrytëzua­r. Megjithatë, duhet thënë se shanset për kalimin në turin tjetër janë tonat. Nuk duhet kurrsesi të mendojmë ndryshe", tha Lika.

Objektivi - Vllaznia nuk duket se këtë sezon të ketë si objektiv parësor të saj Kupën. Drejtuesit e ekipit janë fokusuar te kampionati për të arritur objektivin e vetëm: kalimin në Kategorinë Superiore. "Besoj se do ta kalojmë me sukses këtë sfidë për të qenë në turin tjetër. Ne jemi të përqendrua­r te Kupa për të kaluar me sukses këtë tur, por siç edhe e kam thënë, kampionati është një nga objektivat kryesorë në këtë sezon. Ne kemi pasur një fillim të vështirë në përgatitje­t tona për kampionati­n, pasi nisëm me vonesë dhe do të kërkojmë që të rikuperojm­ë kohën e humbur. Ndërsa në Kupë kërkojmë që të

shkojmë sa më larg që të jetë e mundur", vijoi trajneri.

Përbërja - Pavarësish­t se do të ketë një kontingjen­t të plotë para kësaj sfide, tekniku kuqeblu pritet që të bëjë ndryshime në formacion. Me ekipin është bashkuar Borshi, i cili është aktivizuar me

ekipin e Vllaznisë B. "Gjendja e lojtarëve është e mirë. Për këtë takim mund të ketë ndonjë lëvizje në formacion, por nuk do të jenë ndryshime të mëdha. E thashë, derisa asgjë s'ka përfunduar, s'mund të bëjmë eksperimen­te të shumta", ka deklaruar Hasan Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania