Panorama Sport (Albania)

Vata i përgjigjet Troshanit: Kontribuon për... injorancën

Polemikat/ Reagon ish-trajneri i kuqebluve

-

Rudi Vata i është kundërpërg­jigjur ish-nënkryetar­it të Bashkisë Shkodër dhe njëkohësis­ht ishkreut të bordit të klubit Vllaznia, Rdivan Troshani, pas ironisë që ky i fundit bëri dy ditë më parë në "Facebook". Ish- trajneri i Vllaznisë e pati akuzuar Troshanin se jepte urdhra për të dëmtuar punën e tij, duke trukuar ndeshjet në dëm të kuqebluve me Armir Grimën dhe Kujtim Shabën. "Meqë paska replikuar në 'Facebook' po lë si mesazh një thënie të të madhit Fishta. 'Ju rrugaça sallahana, vagabonda shakllaban­a, rricna t'ndyet, mikrobe të kqi të mjerës moj Shqipni, kthjellhtë i keni në mukshni pa dhimbje gjakun tuaj ia pi, por deri kur, bre batakçi!'. Kjo është përgjigjja ime për këtë dhe shumë si ai që kanë kontribuar dhe kontribuoj­në akoma për ta mbajtur Shqipërinë në mjerim, injorancë dhe pasiguri. Të gjithë e duan drejtësinë, por pak i duan njerëzit e drejtë", deklaroi dje Vata për "Panorama Sport". AKUZAT DHE REPLIKAT

Pas arrestimit të Armir Grimës ditën e shtunë, reagoi menjëherë edhe ish-lojtari dhe ishtrajner­i i Vllaznisë, Rudi Vata, i cili ka bashkëpunu­ar me Grimën te skuadra shkodrane. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Vata tregoi se Armir Grima dhe Kujtim Shaba me urdhër të kryetarit të bordit të klubit në vitin 2012, Ridvan Troshani, u organizuan për të dëmtuar punën e bërë nga Vata. Gazeta e kontaktoi Troshanin për të reaguar në lidhje me akuzat e Vatës, por nuk pranoi. Por, dy ditë më parë, ish-kryetari i bordit të klubit Vllaznia ka reaguar nëpërmjet një statusi në "Facebook", ndërsa nuk e përmend me emër ish-trajnerin e Vllaznisë. "Ndodh që rrugës për punët e tua mëson për një shpifje-kafshim, në kërkim për të nevojshmen përgjigje vaksinuese, gjen Fishtën, për sa mund të shërbejë si ngushëllim: 'Ti mendjen mos e vrit o lum miku, kur t'gjykon i padituni e i ligu'", shkruante Troshani në "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania