Panorama Sport (Albania)

Tomori, turi i parë si mallkim

Në Ballsh do tentohet të thyhet tersi 4-vjeçar, trajneri Devolli pret vetëm kualifikim­in

- ERIS SYLYKU

omori do të zbresë sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të 1/16-at e Kupës së Shqipërisë përballë Bylisit. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Beratasit e fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 në shtëpinë e tyre me protagonis­të dy të rinjtë, Drabo dhe Shaqe, duke “ngjallur” shpresat për të kaluar më tej. Megjithëse klubi nuk e ka në objektivat e tij këtë kompeticio­n, drejtuesit janë shprehur se beratasit do të luajnë me seriozitet dhe do të impenjohen maksimalis­ht, si në çdo ndeshje zyrtare. Statistika­t tregojnë se Tomori prej 4 sezonesh nuk arrin të kalojë raundin e 1/ 16- ve për Kupën e Shqipërisë, teksa kualifikim­i i fundit është ai në edicionin 2013- 2014, ku beratasit fitojnë ndaj Pogradecit me rezultatin e përgjithsh­ëm 3-2. Që atëherë, Tomori ka regjistrua­r vetëm humbje, teksa këto janë rezultatet e përgjithsh­me të sezoneve: 2014- 2015, Tomori 2- 3 Tërbuni, 2015- 2016 Tomori 0-5 Skënderbeu, 20162017 Tomori 0- 4 Kukësi, 2017-2018 Tomori 2-3 Bylis. Po ashtu, e veçanta në sfidën e sotme do të jetë se të dyja skuadrat luajnë përballë njëra-tjetrës për të dytën herë radhazi. Kujtojmë që sfida e parë midis ekipeve në fjalë gjatë sezonit 2017-2018 përfundoi me rezultatin 2-1 për Tomorin, po aq sa përfundoi edhe takimi i një jave më parë, teksa më pas ballshiotë­t arritën të përmbysnin gjithçka me rezultatin 3- 2. Trajneri Bledar Devolli pritet të

hedhë një 11- shen: Braçe, Markiori, Mujkiç, Rodrigo, Drabo, Dyca, Gega, Gjonaj, Shaqe, Sharavolli, Mahmutaj. Tani pritet për t’u parë nëse beratasit do t’i shpëtojnë këtij “mallkimi” 4vjeçar apo historia do të vazhdojë të jetë po e njëjta.

BYLIS

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania