Panorama Sport (Albania)

Doksani: Ky Bylis për Superiore, talente në modë te klubi ynë

-

Ballshiotë­t janë skuadra që në Kategorinë e Parë po shesin edhe lojtarë. Rasti i Niko Zisit do të vazhdojë edhe më të tjerë talente vendës, por edhe të huaj, që te Bylisi i këtij sezoni janë të shumtë. Emrat e Dramollit, Muratajt, Doksanit, Mahmutajt, Samnda, Antoni, Liçkollari, Zefi e ndonjë tjetër shumë shpejt mund të jenë ata që do të impresiono­jnë edhe skuadra elitare. Elis Doksani është rikthyer këtë verë në Ballsh, aty ku në Superiore në moshën 18-vjeçare ka debutuar dhe ka luajtur edhe 90 minuta si titullar ndaj Partizanit. Por, tashmë historia është ndryshe. Doksani vjen si lojtar i Shpresave U-21 dhe ka luajtur si titullar në javët e fundit: “Unë jam me origjinë nga Mallakastr­a dhe e kam për nder që rikthehem këtu, është shtëpia ime dhe do të mundohem që të jap më të mirën. Jam shumë i motivuar këtë sezon edhe në sajë të eksperienc­ës që kam fituar te Dinamo, ku vjet luajta për një sezon si titullar. Ballshi ka një mision këtë sezon, rikthimin në Superiore. Ka konkurrenc­ë por do t’ia dalim. Unë jam i bindur se ky do të jetë sezoni ynë. Duke luajtur te Bylisi si titullar, jo vetëm mbaj vendin te Shpresa, por edhe rritem më shumë profesiona­lisht. Talentet janë gjithmonë prioritet në klubin tonë, ndaj edhe unë kam besim se këtë sezon do të kemi sukses. Nesër (sot) do të fitojmë ndaj Tomorit dhe do të kualifikoh­emi, sepse e kemi vlerësuar shumë këtë ndeshje, ndërsa në fundjavë do të shkojmë në Kavajë për të marrë 3 pikët”, ka thënë mbrojtësi i Bylisit, Elis Doksani. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania