Panorama Sport (Albania)

Miho: Kualifikoh­emi dhe matim forcat me Kukësin

Apolonia / Trajneri, i bindur për kalimin e turit të parë në Kupë

-

Fierakët kanë zhvilluar analizën e ndeshjes me Bylisin, ku trajneri Miho ka ngritur tonin e zërit në drejtim të lojës dhe frikës që skuadra e tij ka shfaqur në fushë në episode të ndryshme. Mbi të gjitha, Miho e ka drejtuar tehun e kërkesës së llogarisë ndaj lojtarëve të përvojës, të cilëve u ka kërkuar që të jenë më ndikues për ta tërhequr skuadrën “për dore” drejt suksesit. Gjithsesi, kryepankin­a fierake ka shprehur edhe besimin e plotë që ka tek ekipi dhe i ka motivuar lojtarët e tij për të dyja ndeshjet e kësaj jave: për Kupë ndaj Pogradecit dhe për kampionat ndaj Elbasanit në fundjavë. Sot do të luhet ndeshja e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe fierakët do të presin liqenorët e Pogradecit. Në takimin e luajtur në “Gjorgji Kyçyku” Apolonia ka fituar 1-0 dhe ky rezultat e favorizon ekipin e Mihos, ndaj dhe trajneri fierak ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion, duke u dhënë hapësira futbollist­ëve që janë aktivizuar më pak minuta. “Pak rëndësi ka se deri ku mund të shkojmë në Kupë, pasi ne kemi synime të qarta në kampionat”, thotë trajneri i Apolonisë. “E rëndësishm­e është që të luajmë sa më shumë ndeshje, pasi kjo gjë i shërben rritjes së skuadrës dhe ngjitjes së saj në nivelin e duhur. Do të luajmë për fitore ndaj Pogradecit dhe në këtë ndeshje do të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre lojtarët që nuk janë aktivizuar shumë gjatë këtij sezoni. Pas Pogradecit, nëse kualifikoh­emi, na pret Kukësi dhe për ekipin do të jenë dy ndeshje shumë të vlefshme, pasi ballafaqim­e të tilla me ekipe elitare të Superligës i shërbejnë skuadrës sonë, e rrisin, e pjekin dhe e forcojnë”. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania