Panorama Sport (Albania)

Laçi e sposton ndeshjen me Naftëtarin në... Kamzë

-

Klubi kurbinas e sposton ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Naftëtarit në kompleksin e Kamzës. Sfida e kthimit duket pa histori, pasi kualifikim­i i bardhezinj­ve është vulosur në Kuçovë, aty ku Laçi fitoi me shifrat e thella 5-0. TrajneriAr­tan Mërgjyshi do të aktivizojë sot lojtarët që kanë marrë më pak minuta në këtë periudhë, ashtu siç bëri edhe në takimin e parë me Naftëtarin. Afrimet e verës si, Sukaj, Berisha, Deliu, Toro etj., kanë nevojë për minuta dhe gjasat janë që të luajnë nga minuta e parë. Ky takim do të shikohet më shumë si një test kontrolli. Titullarët pritet që të bëjnë stërvitje si zakonisht, ndërsa në orën 13:00 në kompleksin e Kamzës skuadra kurbinase do të zbresë me rezervat. Më shumë po mendohet për sfidën që Laçi do të luajë të shtunën kundër Kamzës në transfertë për llogari të javës së gjashtë të Superiores. Vetëm një fitore dhe katër barazime nuk është se kanë kënaqur shumë drejtuesit e klubit, të cilët prisnin më tepër, të paktën nga takimi i fundit në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit. Megjithatë, në kampin kurbinas ka besim se fitorja do të rikthehet që këtë javë ndaj Kamzës, aty ku bardhezinj­të për herë të fundit kanë marrë tri pikë në kampionati­n e kaluar. Ndeshjet KamzaLaçi janë karakteriz­uar nga një luftë e fortë sportive, që shpesh ka kaluar edhe limitet. Drejtuesit kurbinas presin që afrimet e verës të tregojnë veten, ndërkohë që mungesë e sigurt për këtë sfidë është ajo e maqedonasi­t Bojan Najdenov, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kastriotit. Tashmë, për mesfushori­n rrezikohet edhe një dënim nga Disiplina, për shkak të gjestit antisporti­v që bëri në pjesën e dytë të takimit me krutanët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania