Panorama Sport (Albania)

Gjobitet Partizani, Kastrioti e pëson

-

Komisioni i Disiplinës nuk kursen Partizanin para derbit. Sjellja e gabuar ndaj Flamurtari­t i kushton një gjobë prej 50 mijë lekësh klubit. Kastrioti e pëson me një ndeshje pa tifozë, prej hyrjes së një tifozi të paautorizu­ar në fushë. Gjoba dhe dënime ka edhe në inferiore.

Ja vendimet

1. FK "Partizani", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve në ndeshjen kundër "Flamurtari" FC, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

2. KF "Kastrioti", për hyrjen e një personi të paautorizu­ar brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektator në stadiumin përkatës.

3. Lojtari i KF "Vora", Florian Peqini, për dhunë ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF "Iliria", Emanuel Dulo, për dhunë ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 5. KF "Lushnja", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve në ndeshje, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

6. KF "Egnatia", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve në ndeshje, dënohet me gjobë në masën 50.000 Lekë. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

7. Zyrtari i "Egnatias", Agron Aliu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. I ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territorit përreth fushës së lojës.

8. Zyrtari i "Juban Danja" femra, Ferdinand Janku, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. I ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territorit përreth fushës së lojës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania