Panorama Sport (Albania)

Gatuzo, vjen “shuplaka” e parë nga Leonardo

Konte në nxehje nëse Milani i largohet zonës Champions

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pozicioni i 13-të pas katër ndeshjesh, duke llogaritur se Milani ka edhe një takim për të rikuperuar, ndoshta nuk është ajo që pasqyron të vërtetën, pas këtij fillimsezo­ni. Zona Champions, që kuqezinjtë kanë si objektiv sivjet, për momentin është pesë pikë larg, por ndërkohë ajo që nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Milanit është barazimi me Atalantën, në minutën e 92-të. Me ato dy pikë të lëna në fund në "San Siro" dhe me tri të tjera të mundshme ndaj Xhenoas, kuqezinjtë do të ishin virtualish­t në vendin e katërt, me 10 pikë, së bashku me Sasuolon, por ai gol i Rigonit ka nervozuar jo pak drejtorin teknik Leonardo. Kreu i skuadrës, i cili i ka konfirmuar besim të plotë Xhenaro Gatuzos, gjithsesi e ka kërkuar një ballafaqim të parë me trajnerin e tij, menjëherë pas duelit me bergamaskë­t, në të cilin "Ringio" ka marrë edhe paralajmër­imin e parë se pikë të tilla, sidomos në "San Siro", janë ato të cilat nuk tolerohen të hidhen poshtë, aq më shumë në kohën shtesë. Mungesa e përqendrim­it në momentet finale është diçka që ka të bëjë sidomos

me përgatitje­n psikologji­ke të skuadrës dhe Leonardo i ka kërkuar Gatuzos që episode të tilla nuk duhet të ndodhin më. Milani ka investuar jo pak sivjet, por mbi të gjitha më në fund ka edhe një bomber si Gonzalo Higuain që di të tërheqë ekipin dhe të shënojë ato gola të rëndësishë­m që i mungonin "Djallit"

në sezonin e kaluar. Shkurt, paralajmër­imi i parë i Leonardos ndaj Gatuzos ka ardhur i qartë, një shuplakë kjo të cilën strategu i Milanit duhet ta marrë shumë seriozisht, nëse nuk kërkon që hija e Antonio Kontes të rikthehet rreth tij. Fundja, nëse skuadra nuk reagon siç duhet në Empoli, por edhe ndaj

Sasuolos e Kievos në vazhdim, ku 9 pikët janë një detyrim, pa dyshim që zona Champions mund të nisë të largohet bindshëm që në fillim dhe atëherë "gjenerali" Konte nuk do të ngurronte që të afrohej me Milanin, teksa shumë flasin që ai është nxjerrë në nxehmje tashmë nga drejtori teknik, Leonardo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania