Panorama Sport (Albania)

Maldini dikton merkaton: Na duhen lojtarë të mëdhenj

Drejtori i Milanit u bën apel drejtuesve të klubit

-

Kohë ka ende, por për të bërë hapin ose më saktë atë kërcimin e lartë për të luftuar pa frikë për pozicionet e larta e më pas për të synuar rikthimin te trofetë, nuk duhet të vonojë shumë. Për këtë arsye, drejtori i zonës sportive të Milanit, Paolo Maldini, nuk kërkon të fshihet dhe u bën një apel të qartë investitor­ëve amerikanë, pas barazimit 2-2 të pësuar kundër Atalantës, nga salla e ceremonive së "FIFA Best Awards": "Do të na duhet kohë për t'u rritur, por shpresojmë që ta bëjmë në periudhën më të shkurtër të mundshme. Na mungojnë ende disa lojtarë të rëndësishë­m, për të bërë atë ndryshim pozitiv në mentalitet, sepse fundja janë kampionët e mëdhenj ata që të shtyjnë të ndryshosh frymën e grupit, shtojnë eksperienc­ën për të arritur te fitoret e mëdha. Lojtarë si Higuaini? Pikërisht si ai, ndonëse nuk është vlera e kartonit të tyre ajo që na sjell fitoret, por cilësia dhe eksperienc­a që kanë. Objektivi Champions? Po dhe ne besojmë se mund të arrijmë në katër vendet e para. Skuadra duhet të besojë te ky objektiv dhe jo vetëm sepse shtyhet nga ambienti i jashtëm, por sesa e ka detyrim për traditën e Milanit. Sigurisht që nuk duhet të harrojmë periudhën e errët që kemi kaluar. Edhe ndeshje si ajo me Atalantën mund t'i ndodhin çdo skuadre, por personalis­ht di të them se grupi nuk duhet të demoralizo­het, sepse duke parë përreth, përveç Juventusit që bën një kampionat më vete, nuk shoh skuadra që kanë një nivel më të lartë sesa ne, prandaj Milani është i detyruar që të luftojë deri në sekondën e fundit të këtij kampionati për zonën Champions".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania