Panorama Sport (Albania)

-paleti: Penallti e rre.ullt, fituam me meritë

Trajneri zikaltër: Bam i lumtur, tani kam Interin Cë doja

-

Drejtësia u vendos, edhe pse, së paku siç do e mendojnë interistët, jo plotësisht. Luçiano Spaleti ishte dje rregullish­t në stolin e Interit kundër Fiorentinë­s në "San Siro"I në fakt, Gjykata Sportive e Apelit tërhoqi vendimin e pezullimit të trajnerit ( për festimit në fund të Sampdoria- Inter të ditës së shtunë) pas kërkesës së klubit zikaltër, i shndërruar në një gjobë prej 5.000 eurosh. Pas ndeshjes, trajneri zikaltër ka analizuar për "Sky Sport" paraqitjen e djeshmeI "Skuadra është rritur shumë nën disa aspekte. Sfarë nuk më pëlqeu nga KeitaN E di që ju ( gazetarët) kërkoni polemikë, por është diçka që mund të thuhet me ndeshjen e mbyllur. Iu drejtova atij dhe Politanos I ata po ushtronin presing dhe sulmuesit tanë ishin të shpërndarë, ndaj u kërkova të afroheshin më pranë mesit të fushës. Nuk qortova askënd për asgjë. Le të flasim për ndeshjenU Fiorentina­N Ka qenë skuadra ime e zemrës, bëja mbledhësin e topave. PenalltiaN Ishte penallti, përndryshe u tregoj atë të vitit të kaluar kundër V dinezes U Vitor Hugo prek topin, që po shkonte drejt qendrës së zonës atje ku ndodhej Vesino. Një herë që na e japin, doni të ma hiqniU Violëve u duhet thënë 'bravo', por jo më shumë se kaq. Patën raste të rëndësishm­e për gol po ashtu si ne, megjithatë fituam me meritë. Golin e shënuan me pak fatI devijim dhe sfera përfundoi në rrjetë".

- Trajneri, më pas, është ndalur edhe për "Inter Tv", ku ka shprehur gjithë gëzimin për grupin që tani ka nëpër duarI "Tani kam skuadrën që dëshiroja I konkurrues­e, edhe pse kam ende disa probleme si Vrsaliko". Tani, vëmendja drejtohet te ndeshja e fundjavës ndaj Kaljarit ( po në "San Siro"I "Po, sot (dje) u solla mirë dhe atje do jem (qesh). Mungojnë shumë ndeshje, por kemi eksperienc­ë dhe do e vëmë në dispozicio­n të Interit. Skuadra është rritur në çdo nivel. Përballë portës kemi më shumë zgjedhje ( dje, në fakt, D'Ambrozio iu shtua listës së lojtarëve zikaltër me së paku një gol) Po, tani kemi edhe këtë cilësiI jam i lumtur dyfish".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania