Panorama Sport (Albania)

/Kam '(0 .ola mbi shpatulla 1

" or isha i !etë, kam shënuar "jithmonë# ontrata$ E diskuton "ruaja me klubin"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Fiorentina i sjell fat Mauro Ikardit. Kapiteni i Interit është zhbllokuar në Serinë A, megjithëse nga pika e bardhë, kundër skuadrës së cilës i kishte shënuar dhjetë herë gjatë karrierës. ] dëshironte këtë gol kapiteni zikaltër sepse nuk kishte pritur kurrë javën e katërt të kampionati­t për festën e parë personale të sezonit. ^itin e kaluar, në këtë periudhë, ishte në kuotën gjashtë. Dhe për shkak të startit të ngadaltë në këtë edicion, i ndikuar edhe nga disa probleme fizike ( në fakt, ndeshjen me Bolonjën javën e tretë e ndoqi nga tribuna), drejt tij kishin ardhur jo pak kritika. Gojët e liga, së paku një pjesë, i mbylli në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve: në fakt, një javë më parë, u "prezantua" në turneun ku priste prej shumë kohësh të debutonte me një "perlë", jo më kot e shpallur nga U]FA si "Goli i Javës".

OLA - Në përfundim të ndeshjes së djeshme, argjentina­si është ndalur për mikrofonat e "Sky Sport", ku ka komentuar fitoren e çmuar të arritur ndaj Fiorentinë­s : "Interi po bëhet më i pjekur? Po punojmë çdo ditë për t'u përmirësua­r. Sot (dje) u lamë shumë hapësira kundërshta­rëve: ata patën shumë raste, në këtë aspekt duhet të përmirësoh­emi. Pra, fokusi duhet drejtuar te faza mbrojtëse, do vazhdojmë të punojmë. Ndërsa në sulm kemi cilësi". Dje shënoi golin e parë sezonal në kampionat: "Presion? Rrjetet sociale flasin më tepër nga sa duhet. Kam 120 gola mbi shpatulla, ndaj nuk jam aspak i shqetësuar: isha i qetë. Kontrata? Çdo vit e njëjta histori. Unë vazhdoj të mendoj për skuadrën. Mbi rinovimin do bisedojë klubi dhe bashkëshor­tja ime, nëse duhet përmirësua­r, do bëhet".

KONTRATA Ikardi foli

edhe për "Inter Tv": "I lumtur për golin? Sigurisht. Megjithatë nuk po e vuaja 'agjërimin', kishin kaluar vetëm pak javë. ] dhe Fiorentinë­s i rastis shpesh të shënojë kundër nesh. Çfarë na mungon? Për ne 'San Siro', stadiumi ynë, nuk duhet të jetë peshë. ^itin e kaluar mes nesh thoshim se luanim më mirë këtu: një skenë e mrekullues­hme. Asisti? D'Ambrozio u tregua i

zoti duke ushtruar presing mbi kundërshta­rin, unë vetëm bëra spondën dhe ai e dërgoi në rrjetë. Tani, mendjen te Kaljari: jemi të vetëdijshë­m se starti i shëmtuar nuk mund të anulohet ndaj duhet të gjejmë tri pikët në çdo ndeshje. Jemi Interi dhe është e nevojshëm të zbresim gjithmonë në fushë për të fituar. Në fund të vitit duhet të jemi mes katër të parave".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania