Panorama Sport (Albania)

Juve, vetëm Siti godet më shpesh portën në Europë

-

Nëse Kristiano Ronaldo ka shënuar “vetëm” 3 gola në pesë daljet e para në kampionat me Juventusin, portugezi gjithsesi është më i gjallë se kurrë, duke qenë se ai është goditësi më i fortë në Europë i portës kundërshta­re me 42 tentativa në 350 minuta, me 33- vjeçarin që ndiqet vetëm nga “Kun” Aguero i Mançester Sitit, por argjentina­si ka tentuar 11 herë më pak. Gjithsesi, nëse shohim edhe statistika­t e sjella në jetë nga “Gazzetta dello Sport”, një tjetër sfidë mes Juventusit dhe Mançester Sitit është edhe ajo që lidhet me goditjet në total, më saktë me shpeshtësi­në e goditjes së portës rivale, por në këtë rast, bardhezinj­të u përulen anglezëve. Siç nënvizojnë shifrat e ofruara dhe studimi i pesë ligave më të forta të kontinenti­t të vjetër, Juventusi e godet portën rivale çdo 4 minuta e 33 sekonda, ndërsa Mançester Siti i Pep Guardiolës e bën këtë çdo 4 minuta e 2 sekonda. Në Serinë A, ata që ndjekin bardhezinj­të janë Fiorentina me një gjuajtje çdo 4 minuta e 45 sekonda dhe Napoli me një gjuajtje çdo 5 minuta e 12 sekonda. Nëse krahasojmë Juventusin me pjesën tjetër të Europës që “vlen”, atëherë skuadra e drejtuar nga Masimilian­o Alegri lë prapa edhe Barcelonën e Lionel Mesit me shokë (një gjuajtje çdo 4 minuta e 53 sekonda për katalanasi­t), Lionin në Francë që renditet i treti në pesë ligat më të mëdha të Europës me një goditje drejt portës rivale çdo 4 minuta e 38 sekonda, si dhe gjigantët gjermanë të Bajernit të Mynihut, që frikësojnë rivalët me një gjuajtje çdo 5 minuta e 19 sekonda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania