Panorama Sport (Albania)

Alegri, ‘presion’ CR7: Të vazhdojë të shënojë

“Na duhen tri pikët që të mbërrijmë në avantazh kundër Napolit”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

enyja e antipastës përpara Napolit shërbyer në “Allianz Stadium” është ende në fazën e përcaktimi­t të saj. Për këtë arsye, Masimilian­o Alegri ka vetëm dy siguri dhe mbjell shumë dyshime. Siguritë e para për skuadrën kundër Bolonjës janë: “Kristiano Ronaldo është mirë fizikisht dhe ka nevojë për të shënuar gola. Edhe Dibala luan. I duhet të fitojë ritmin”. Pjesa tjetër mbetet një enigmë dhe trajneri i kampionëve është i lëkundur mes rikthimit të mbrojtjes me tre vetë apo vazhdimit të linjës me 4, që në fakt po funksionon shkëlqyesh­ëm.

Lojë numrash – Dhe festivali i shifrave është një nga gjërat që e argëton më pak trajnerin livornez: “Nëse luan Barzalji, ndoshta luajmë me 3. Ose me dy... Ose ndoshta nuk luan dhe mund të luajmë me 4”. Pastaj dyshimi për Sandron: “Nëse nuk është në fushë ai, Kuadrado në të djathtë dhe Kanselo në të majtë, të paktën nëse nuk aktivizoj Bernardesk­in anësor. Duhet të vlerësoj edhe formën e Kuadrados, Sandros dhe Kanselos dhe ndonjë rezervë duhet ta kem gjithashtu”. Pra, një kaos i vërtetë me formacioni­n, pa harruar surprizën Kin: “Mund ta aktivizoj pranë Dibalës dhe Ronaldos”. Më shumë siguri në mesfushë, me Bentakurin që ka nevojë për një shans të ri: “Bëri një ndeshje të mirë mbrëmjen e shkuar në hapësirat e ngushta. Por duhet të

jetë më i vendosur kur godet dhe kur hyn në zonë. Pastaj rikthehet Matuidi dhe unë duhet të zgjedh një mes Xhan dhe Matuidisë”.

Objektivi – Objektivi është të arrihet në kuotën e 18 pikëve përpara duelit direkt me Napolit në shtunën. Këtë herë Alegri

luan një ndeshje shahu kundër një lojtari të vjetër, me të cilin ka pasur një marrëdhëni­e me ulje-ngritje: “Sfidojmë një Bolonjë që ka mundur pastër Romën, që di të vuajë dhe qëndrojë në ndeshje. Inzagi është treguar i zoti. Duhet të fitojmë për të mbërritur me 3

pikë diferencë në ndeshjen kundër Napolit”. Nuk mungon as vlerësimi për Mesin, i cili ka votuar pikërisht trajnerin e Juves për çmimin e më të mirit të vitit. “Jam i kënaqur, nuk mund të them gjë tjetër. Çmimin e fitoi me meritë Deshamp, por fitoi edhe Marota...”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania