Panorama Sport (Albania)

Mesi votoi Ronaldon, ndërsa Kielini injoroi Maks Alegrin

-

Votat e çmimit “The Best” lënë gjithmonë dyshime dhe ndonjëherë janë të vështira për t’u kuptuar. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë trendi ka qenë ndryshe. Gazeta “Marca” zbulon 10 votat më interesant­e për të kuptuar se kapitenët, trajnerët, por edhe gazetarët këtë herë nuk votuan sipas dëshirave, njohjeve apo miqësive. Vota e tyre bazohej deri diku në logjikën e asaj që përfaqëson­in lojtarët e nominuar.

Roberto Martinez- Trajneri belg kishte mundësinë që të votonte dy lojtarët e tij De Bryjne dhe Hazard sepse ishin mes 10 kandidatëv­e, por ai i ndau votat e tij në këtë mënyrë: Modriç, Varan dhe Mesi.

Eden Hazard- E njëjta logjikë edhe për kapitenin e Belgjikës, Eden Hazard. Ai nuk e zgjodhi shokun e tij Kevin De Bryjne. Votat e tij ishin për Modriçin, Varanin dhe Mbapenë. Pak a shumë të njëjta me të trajnerit të tij.

Serxho Ramos- I çuditshëm vendimi i kapitenit të Spanjës për të mos i dhënë asnjë pikë shokut të repartit Rafael Varan, i cili i shpalli kampion Europe me Realin dhe kampion bote me Francën. Votat e tij ishin për: Modriçin, Ronaldon dhe Mesin.

Garet Sauthgejt- Surprizën e bën trajneri i Anglisë, i cili nuk votoi lojtarin e vetëm anglez në listë, Herri Kejnin. Tre të zgjedhurit e tij ishin: Modriç, Varan dhe Hazard.

Gazetari argjentina­s- Tërheqin vëmendjen edhe votat e gazetarit argjentina­s, Enrike Makaja Markez. Ai nuk i ka dhënë asnjë pikë Mesit. Votat e tij ishin për Modriçin, Grizmanin dhe Ronaldon. Gazetari belg- Ashtu si gazetari belg, Kristof nuk i votoi dy bashkëkomb­ësit e tij, De Bryjne dhe Hazard. Ai zgjodhi Ronaldon, Mesin dhe Modriçin. Edhe si trajneri më i mirë zgjodhi Guardiolën, Zidanin dhe Deshampin.

Xhorxho Kielini- Mbrojtësi i Juventusit nuk votoi për trajnerin e tij Masimilian­o Alegri si më të mirin e vitit. Kapiteni i Italisë votoi për Deshampin, Zidanin dhe Sauthgejti­n.

Leo Mesi- “Pleshti” votoi për herë të parë Kristiano Ronaldon, duke i dhënë një pikë. Ai votoi Modriçin dhe Mbapenë në vendin e parë dhe të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania