Panorama Sport (Albania)

Alarm te Reali, operohet Isko

Lopetegui qetëson tifozët: Kemi të tjerë që e zëvendësoj­në, duam të bëjmë histori

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

sko Alarkon do të mun gojë në fushat e lojës për afro 1 muaj dhe diçka e tillë ka alarmuar Realin e Madridit. Arsyeja? Operacion në apendicit. Ditën e djeshme, mesfushori spanjoll shfaqi shqetësime në qendrën stërvitore “Valdebebas” dhe u komunikoi mjekëve se nuk ishte në gjendje të stërvitej. Pas analizave u kuptua se Isko kishte probleme me apendiciti­n dhe duhet t’i nënshtrohe­j një ndërhyrjej­e kirurgjika­le. Tani ai duhet të qëndrojë një javë në regjim shtrati për të kërkuar të rikthehet ngadalë nën urdhrat e trajnerit Lopetegui. Por, koha që i duhet është të paktën 1 muaj dhe synimi i Iskos është të arrijë ndeshjen kundër Barcelonës më 28 tetor. Ai do të humbasë disa ndeshje të rëndësishm­e të Realit dhe të kombëtares spanjolle. Diçka e tillë sigurisht që i shqetëson trajnerët Lopetegui dhe Enrike, pasi Isko ishte një nga më të mirët e momentit.

Lopetegui- Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Sevijën, trajneri Lopetegui tha se do t’i marrë masat që mungesa e Iskos të mos ndihet në skuadër. “Erdhi me shqetësime dhe mjekët kuptuan që kishte apendicit. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejt, por unë nuk jam i shqetësuar sepse kam në ekip lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësoj­në si duhet”, tha Lopetegui për këtë çështje. Më tej, ai foli për dëshirën për të vazhduar rrugëtimin pozitiv që ka nisur dhe për kartonin e kuq që mori Lenglet i Barcelonës. “Reali i Madridit ka bërë histori dhe epokë në këto vite, por ne duam të vazhdojmë të fitojmë. Kjo është dëshira jonë e madhe, edhe pse nuk është e lehtë. Kemi një ndeshje të vështirë përpara dhe duhet të jemi të përqendrua­r. Nuk kam frikë aspak nga festa e lojtarëve për çmimet. Lenglet? Nuk ka perfeksion, pavarësish­t prezencës së VAR-it. Por duhet të përmirësoh­et akoma më shumë. Nuk më takon mua të komentoj vendimet e arbitrave”, përfundoi Lopetegui.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania