Panorama Sport (Albania)

Ngec Bajerni, Gëce merr hak

Kampionët e Gjermanisë ndalen në shtëpi pas katër fitoreve radhazi në Bundesligë

-

Duhet të ishte një ndeshje e lehtë, të paktën kështu dukej në letër ajo ndaj Augsburgut në "Allianz Arena". Bajerni ndalet pas katër fitoreve radhazi në fushën e tij ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj modestëve të Augsburgut. Edhe pse bavarezët dominuan gjatë gjithë takimit, sërish nuk arritën të merrnin tri pikët. Goli i Roben u bë i pavlefshëm pas atij të shënuar nga ish-lojtari Feliks Gëce që barazoi shifrat. Ndeshja përfundoi në shifrat 1-1 me kampionët e Gjermanisë që ndodhen sërish në krye të tabelës me 13 pikë. PJESA E PARË

Bajerni nis mirë takimin, duke krijuar menjëherë rastin e parë në portën e Augsburgut. Roben dhe Gnabri janë të rrezikshëm nga krahët, holandezi godet nga brenda zonës, por topi pritet pa vështirësi nga portieri mik. Skuadra mike mundohet të kundërpërg­jigjet me anë të kundërsulm­it, por mbrojtja e kampionëve të Gjermanisë është e vendosur në mënyrë perfekte, duke mos lejuar asnjë sulm të rrezikshëm. Vagner është i martuar gjatë gjithë kohës me 2 ose më shumë mbrojtës dhe trajneri Kovaç i kërkon skuadrës së tij të luajë nga krahët, duke shfrytëzua­r shpejtësin­ë e sulmuesve. Gnabri ka një mundësi të mirë në minutën e 32-të, por topi i gjuajtur prej tij kalon ngjitur me shtyllën. Renato Sançez vetëm 5 minuta më pas gjuan saktë, por edhe këtë herë topi ndalohet nga portieri. Bajerni dominon, por goli ende nuk duket në horizont për ta. Pjesa e parë përfundon me rrjeta të paprekura. Bavareze shkojnë në dhomat e zhveshjes disi të zhgënjyer nga rastet e shpërdorua­ra.

PJESA E DYTË Bavarezët janë sërish më kërkues dhe në minutën e 48të Arjen Roben shënon golin e avantazhit pas një kundërsulm­i të shpejtë të skuadrës vendëse. Holandezi nuk e ka të vështirë të shënojë pas një pasimi të dhënë nga Serge Gnabri në hyrje të zonës. Trajneri Kovaç bën dhe zëvendësim­et e para, duke futur në fushë Riberinë, francezi është i freskët dhe bëhet i rrezikshëm në portën e Augsburgut

që duket se është i pafuqishëm përballë Bajernit. Në minutën e 50- të Renato Sançez mund të dyfishonte shifrat, por topi i goditur prej tij në zonë nuk përfundon në rrjetë. Në minutën e 84- të Frank Riberi gjen rrugën e rrjetës, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje nga asistenti i Shtorkut. Vetëm 3 minuta më vonë vjen edhe goli që shumë pak e kishin menduar. Nga një goditje këndi topi shkon në zonë, aty ku Feliks Gëce, një ishlojtar i bavarezëve, shënon duke barazuar shifrat në 11. Bajerni hidhet i gjithi në sulm, por nuk arrin të gjejë golin e avantazhit. Tre minutat shtesë nuk sjellin asgjë dhe loja përfundon me rezultatin surprizë 1-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania