Panorama Sport (Albania)

“Kampionati është ende i gjatë”

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka qenë shumë i zhgënjyer me rezultatin final të ndeshjes së djeshme ku skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës së Augsburgut në "Allianz Arena". Kroati kishte paralajmër­uar edhe në konferencë­n për shtyp një ditë para takimit se ndeshja e djeshme do të ishte e vështirë për skuadrën e tij. Kovaç bëri edhe një minirrotac­ion në skuadër duke lënë jashtë formacioni­t të parë sulmuesin Robert Levandovsk­i, Tiagon dhe Riberinë. Boateng gjithashtu mungoi pas një dëmtimi të pësuar në stërvitje. Por Niko nuk mendon se ky barazim ishte fundi i botës, pasi sipas tij kampionati sapo ka filluar. "Augsburgu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë për gjatë gjithë 90 minutave. Ata nuk na lanë shumë hapësira. Nuk ishte e lehtë të depërtoje në zonën e tyre. Në ato pak raste që kemi hyrë në zonën e tyre kemi gabuar në finalizim", u shpreh trajneri që më pas flet edhe për vazhdimësi­në në kampionat të skuadrës së tij. "Kampionati është ende i gjatë dhe skuadrat pak nga pak po rigjejnë formën e tyre, e kam thënë dhe më parë që ky vit do të jetë i ngushtë për sa i përket luftës për titull, nuk do të jetë një shëtitje. Na pret një ndeshje e vështirë në fundjavë. Herta e Berlinit është një kundërshta­r shumë i vështirë në fushën e tij. Tabela e renditjes konfirmon fjalët e mia", u shpreh trajneri kroat i Bajernit. Kujtojmë që bavarezët do të luajnë të shtunë një transfertë të vështirë përballë Hertës që renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikim­it. Me barazimin e djeshëm kampionët ruajnë ende vendin e parë me 13 pikë, me katër fitore dhe një barazim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania