Panorama Sport (Albania)

Klop: Nuk e di përse e injoroni Çelsin, Sarri është një fenomen

Gjigantët përballen që në 1/16-at e Kupës

-

Jyrgen Klop beson se Çelsi po injorohet pa të drejtë si një kandidat serioz për titullin e Premier Ligës. Liverpuli i gjermanit do të përballet dy herë kundër bluve të Londrës në harkun e 4 ditëve, duke i pritur ata fillimisht sot, në raundin e tretë të Kupës së Ligës, përpara se të udhëtojnë drejt Londrës në përballjen e së shtunës në Premier Ligë. "Reds"-at kanë bërë një start perfekt të sezonit dhe kryesojnë pas 6 fitoresh në po kaq javë, ndërsa Çelsi gaboi vetëm javën e fundit dhe renditet në vend të dytë së bashku me Sitin: "Nuk e di përse njerëzit na shohin neve dhe Sitin si kampionë në fund të sezonit

dhe përse e kanë harruar tërësisht Çelsin. Ata kanë një skuadër me eksperienc­ë. Kanë fituar titullin, 80 për qind e lojtarëve ndoshta dy herë dhe e dinë se si funksionon. Kanë një grup shumë të mirë dhe skuadër të fortë". Nisja e fortë e sezonit nga ana e Çelsit e bën akoma më shumë fantastike atë që po

bën kjo skuadër, edhe për faktin se Mauricio Sarri nuk ishte në stolin e skuadrës deri më 14 korrik, pas shkarkimit të vonë të Kontes. Ish-trajneri i Napolit pati një kohë të kufizuar për të aplikuar filozofinë e tij, për të cilën Klop është një tifoz i zjarrtë, ndërkohë që lojtarë kyç si Uillian, Zhiru, Kante dhe Hazard u rikthyen vonë në stërvitje për shkak të Botërorit. Por, deri tani londinezët nuk kanë treguar asnjë shenjë nga përgatitje­t problemati­ke të sezonit dhe Klop është befasuar nga paraqitjet e tyre: "Ky është ndryshimi më i madh i një sistemi loje që unë kam parë brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe. Uau, ndryshim totalisht stili. Çfarë trajneri fantastik që është! Unë jam një tifoz i tij që kur kemi luajtur kundër Napolit. Ai prodhonte futboll të shkëlqyer atje dhe tani po e bën te Çelsi, edhe me një fazë përgatitor­e të cunguar dhe pa shumë prej lojtarëve më të rëndësishë­m të përfshirë. Ai ka gjithë respektin tim". Klop tha se do ta marrë seriozisht këtë kompeticio­n dhe do të hedhë në fushë një skuadër me disa ndryshime, por kurrsesi nuk do të bëjë rrotacion masiv. Ai konfirmoi se në portë do të rikthehet Minjole. Tekniku konfirmoi gjithashtu se Lovren dhe Solanke mund të luajnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania