Panorama Sport (Albania)

Lampard eliminon Moun, vogëlushët e Sitit nderojnë Pepin

Junajtid turpërohet në shtëpi, "qytetarët" tris Oksfordit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Eliminimi që në turin e tretë të Kupës së Ligës hap zyrtarisht krizën në shtëpinë e Mançester Junajtid. Derbi Kaunti i drejtuar nga Frenk Lampard, ish-futbollist­i i portugezit te Çelsi, e shokon në "Old Trafford", duke e eliminuar pas goditjes së penalltive. 90 minutat përfundojn­ë me një barazim 2-2. "Djajve" nuk u mjaftoi goli i Matës që në minutën e 3-të. Në minutën e 59- të skuadra e Championsh­ip-it barazon me Uillsonin pas një goli spektakola­r me goditje dënimi. Për t'i vështirësu­ar gjërat mendoi portieri Romero, i ndëshkuar me karton të kuq në 67' për një prekje të topit me dorë jashtë zone. Goli i Marriot në minutën e 85-të u duk se vulosi gjithçka në favor të vizitorëve, por Felaini nuk e ka thënë ende fjalën e fundit dhe rikthen zhurmën në "Teatrin e Ëndrrave" me golin në minutën e 94-ët. Përpara ruletës së penalltive miqtë janë të ftohtë dhe shënojnë secilën prej 8 gjuajtjeve të tyre. E bën edhe Mançester Junajtid deri në goditjen e shtatë, sepse gabimi i Xhonsit është vendimtar. Një humbje e shëmtuar për Junajtid pas barazimit në kampionat me Uolvesin, gjithashtu në "Old Trafford", që tërbon Moun dhe i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit me Pogbanë, të cilin dje e la në tribunë.

Fiton Siti - Tifozët e Oksfordit të Ligës së Parë u tallën me Mançester Sitin deri në

minutën e 36-të me koret "këndoni vetëm kur fitoni". Por, vizita e djemve të Pep Guardiolës në raundin e 1/16-ave të Kupës së Ligës, përfundoi ashtu siç pritej, pa surpriza. "Qytetarët" fitojnë 3-0 dhe me sforco minimale kualifikoh­en në 1/8-at e kompeticio­nit falë golave të Gabriel Zhezusit në pjesën e parë dhe Mahrezit dhe Fodenit

në fund të pjesës së dytë. 10 ndryshimet në formacion që tekniku katalanas bëri nga ndeshja e së shtunës kundër Kardifit (përfshirë edhe portierin që pritet të luajë me kombëtaren e Kosovës, 19vjeçarin Arijanit Muriqi), e bënë detyrën e tyre më së miri, duke e dërguar skuadrën në raundin e katërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania