Panorama Sport (Albania)

Dridhet Milani, Higuain dëmtohet para Empolit

Andre Silva trondit Realin, Sevija i jep leksione dhe e mund vetëm për 45 minuta

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Shokohet Spanja. Në ditën kur Barcelona dhe Reali pritet të vazhdonin rrugëtimin pozitiv drejt duelit për titullin kanë bërë një ndalesë të papritur. Leganesi përmbys Barcelonën për 68 sekonda nga 0-1 në 1-2 dhe Sevija trondit Realin në 39 minuta duke fituar 3-0. Nëse ka një lajm të mirë për të dy trajnerët nga këto rezultate, është fakti që asnjë nga skuadrat nuk përfitoi. Por kur "dy zihen" mund të përfitojë një i tretë. Tani Atletiko e Madridit është vetëm 2 pikë larg dhe futet në vallen për titullin.

68 SEKONDA MAKTHI

Me shumë mundësi, në fund të sezonit do të flitet shumë për këtë minutë, e cila ndryshoi historinë e kampionati­t spanjoll për sezonin 2018- 2019. Kjo minutë, mes së shtatës dhe të tetës së pjesës së dytë (ekzaktësis­ht 68 sekonda), shërbeu për të parë një nga përmbysjet më të mëdha të Leganesit. Ishte kundër Barcelonës dhe vlen shumë, mbi të gjitha sepse ishte fitorja e parë në kampionat. Erdhi në një mënyrë të papritshme dhe spektakola­re. Goli i shpejtë i Barcelonës në pjesën e parë (Kutinjo shënon një gol mjaft të bukur) krijoi idenë e një ndeshjeje që do të fitohej me lehtësi nga katalanasi­t dhe rastet i patën me Mesin. Por nisja e pjesës së dytë ishte nisja e një mbrëmjeje makthi për katalanasi­t. El Zhar në fillim përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtjes dhe e dërgon topin në rrjetë. Një gol që motivoi vendësit të gjenin edhe të dytin. Këtë herë ishte një gabim fatal i mbrojtësit Pike, ndoshta gafa më e madhe e karrierës së tij. Tenton të largojë topin dhe e lë në zonë, nga i cili përfiton Oskar. I pashqetësu­ar e godet mirë dhe firmos përmbysjen e madhe. Valverde aktivizon Suarezin dhe Malkomin, por në fund nuk ndryshon asgjë. Kjo do të mbahet mend gjatë si një nga mbrëmjet më të errëta të Barcelonës.

SILVA TRONDIT REALIN

Kush priste një Real të fortë që do të përfitonte nga humbja e Barcelonës dhe do të krijonte një shkëputje të vogël në garën për titullin kampion, gjeti një Andre Silva të tërbuar që i shënon dy herë në 5 minuta Realit të Madridit dhe i jep fitoren Sevijës. Ndeshja vendoset në pjesën e parë të saj, ku mbrojtja e Realit është katastrofë dhe nuk i përballon dot sulmet e njëpasnjës­hme të vendësve. Në "Ramon Sançez Pizjuan" skuadra e Pablo Maçin dhuron leksione futbolli për Lopeteguin, i cili nuk reagon dot as në pjesën e dytë. Për të kompletuar mbrëmjen perfekte të Sevijës mendon Ben Jeder që mbyll llogaritë e ndeshjes në minutën e 39-të. Por rezultati mund të ishte

më i thellë nëse Sevija do të tregohej më e saktë dhe nëse Kurtua nuk do të bënte disa pritje shpëtimtar­e. Në 45 minutat e dyta, Reali përpiqet të reagojë me Bejlin, por ndeshja tani e ka marrë drejtimin dhe nuk ka kthim pas. Modriç shënon, por me ndihmën e

VAR-it anulohet goli për pozicion jashtë loje. Gjithçka vështirëso­het kur Marselo del nga fusha i dëmtuar dhe trajneri i kishte mbaruar zëvendësim­et. Tani "galaktikët" duhet të tentojnë patjetër ringritjen në derbin e Madridit, i cili do të luhet të shtunën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania