Panorama Sport (Albania)

Breshëri golash, Flamurtari peshkon Tiranën

Traversa u shmang goleadën, të besuarit e Likës bëhen gati për Kamzën

- ADMIR URUÇI

Vllaznia thyen Bur relin dhe kualifiko het. Një gol i Silvio Zogajt një minutë para fundit u jep mundësinë shkodranëv­e që të kalojnë në turin e dytë, atje ku i pret Kamza. Edhe pse barazimi i dy javëve më parë në "Liri Ballabani" i favorizont­e, duhet thënë që Hasan Lika i druhej Burrelit, derisa në fushë hodhi pjesën dërrmuese të titullarëv­e. Pas një pjese të parë të barabartë, ai që "vulosi" fitoren minimale ishte sulmuesi Zogaj, i cili u fut si zëvendësue­s. Miqtë, edhe pse kishin ardhur pa pretendime, duhet thënë që në dy raste për pak sa nuk i surprizuan kuqeblutë.

NDESHJA - Loja ka nisur më e mirë për miqtë. Baro gjuan fuqishëm, por topi përfundon pak centimetra jashtë kuadratit. Shkodranët kundërpërg­jigjen me anë të Hajdarit, por pa krijuar kurrfarë paniku në portën e matjanëve. Në të 16-ën, Xhunior ka mundësinë më të mirë. I vetëm përballë portierit gjuan, Hila bën "shpëtimtar­in". Miqtë nuk kanë çfarë të humbasin, ndaj provojnë me aq sa mundësi kanë. Kështu vepron Murja, por ndërhyrja e Selimajt është vendimtare. E njëjta situatë paraqitet pak minuta më vonë me anë të Salajt, por këtë herë mendon Gurishta që neutralizo­jë një gol të sigurt. Vllaznia mund të gjente avantazhin në të 41-ën, kur G.Lika ekzekutoi

në perfeksion një goditje dënimi në 18 metra distancë, por topi përplaset në shtyllë pas një prekjeje të portierit Hila. Ky fraksion mbyllet pa gola. Sakaq, e dyta rinis me ndryshime në 11she. Hasan Lika nxjerr Bilalin dhe fut Zogajn për t'i dhënë më shumë freski sulmit. Dhe duket

se kjo lëvizje jep efekt, pasi presingu i vendësve në "Reshit Rusi" shtohet. Në të 47- ën, Xhunior bën gjithçka mirë me gjuajtjen e tij, kalon një top mbi portierin Hila, por një nga mbrojtësit largon rrezikun nga vija fatale. Më pas është radha e Hajdarit, por

gjuajtja me kokë përfundon jashtë. Në minutën e 58- të, Tafili trondit për të dytën herë traversën e portës mike, pas një gjuajtjeje të kalibruar nga distanca. Në minutën e 80-të është Zogaj që gjuan në hyrje të zonës, por "shënjestra" është e gabuar. E megjithatë, i njëjti

lojtar është ai që nderon Vllaznisë dhe i jep qetësinë e kualifikim­it në të 89- ën minutë. Pas një goditjeje të të ekzekutuar nga Lika, topi shkon te Zogaj, i cili gjuan dhe zhbllokon shifrat. Ka mjaftuar ky gol për fitoren dhe rrjedhimis­ht për kualifikim­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania