Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T PËR DERBIN

-

Ndeshjet – 149 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2018 në të gjitha kompeticio­net: Kupë dhe kampionat.

Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 62 ndeshje, ndërsa bardheblut­ë numërojnë vetëm 40 fitore. 47 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. Golavarazh­i - 216 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrej­t 164 të bardhebluv­e. Golat e fundit në derbi i kanë shënuar Idriz Batha dhe Xhevahir Sukaj për të kuqtë dhe Ifeani Edeh për bardheblut­ë, në përballjen e 28 prill 2017.

Diferenca - 15 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/2014 1-1 (kampionat); 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08/ 12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0 (kampionat); 07/12/15 TiranaPart­izani 0-0(kampionat); 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0 (kampionat);04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat);

01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat);20/02/2017 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/2017 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat) “Ish”-ët – Tre lojtarë do të kenë statusin e “ish”-ve në derbin e radhës që do të luhet të premten e 28 shtatorit. Erando Karabeci dhe Asion Daja kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur Renaldo Kalari.

Historia - Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Shpagimi - Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur. Rezultati - Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 47 barazime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania