Panorama Sport (Albania)

Skaneri i golave, derbin e vulos e... djathta

Partizani me çdo mënyrë, perla të Mazrekajt e Nexhipit

- OLSI TUJANI

Tirana dhe Partizani rikthehen të për ballen mes tyre në sfidën më të bukur të Kategorisë Superiore. Që me rikthimin e të kuqve në Kategorinë Superiore janë zhvilluar 15 ndeshje derbi në kampionat. Nëse bardheblut­ë krenohen me mrekullinë e Gilbertos, i cili realizoi një gjysmërove­shatë në mars 2014, të kuqtë kanë disa perla. "Panorama Sport" bën skanerin e 15 ndeshjeve të fundit mes kryeqyteta­sve, katër prej të cilave kanë përfunduar me rrjeta të paprekura. Në 11 takime me gol, gazeta sjell mënyrën e shënimit ku dominon goli me të djathtën.

Bardheblut­ë - Shtatlartë­sia nuk ka munguar në vitet e fundit te 24 herë kampionët e vendit, ndërsa Muça, Edeh dhe Teqja kanë arritur të shënojnë me kokë. Mirëpo, në totalin e golave bardheblu në derbi, ku numërohen nëntë të tillë, dy prej tyre janë realizuar me këmbën e majtë. Mirëpo, goli për vitrinë i Tiranës është realizimi i Gilbertos, i cili ka vulosur fitoren e fundit të tyre në përballjet me të kuqtë. Një gjysmërove­shatë, e cila kujtohet ende si i fundit triumf.

Partizani - Fitore dhe krenari. Të kuqtë kanë shumë për të kujtuar në këto 15 derbi. Fitore, barazime dhe perla. Dy prej të cilave, veçohet harkimi i Nexhipit që përfundoi në rrjetë dhe harkimi në formë gjuajtje i Mazrekajt që gjithashtu kanë shënuar për të kuqtë nga goditjet e dënimit pa asnjë devijim. "Majtoshët" gjithashtu janë të shumtë te të kuqtë, që kanë gjetur pesë herë golin, ndërsa me kokë gjashtë gola. Me pak fjalë, të kuqtë shënojnë me çdo mënyrë.

E djathta - Derbi anon djathtas! Lehtësisht vihet re dominimi i golave me të djathtën, teksa Tirana ka shënuar 4 herë dhe Partizani 6; Në total, 10 gola nga 26. Të premten është përballja e radhës, ku tifozëritë respektive presin fitore, ndërsa opinioni sportiv pret... gola dhe spektakël.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania