Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Presioni mbi Tiranën, e lashë shiritin prej Moxhit

-

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, në daljen e djeshme para mediat ka treguar situatën e "demave" para derbit, si dhe çfarë pret nga ky takim. Ai ka folur edhe për mundësinë që një ditë të vishet bardheblu.

Sezonin e kaluar kishit probleme, ndërsa nuk kishit as shiritin e kapitenit. Çfarë ndryshimi shihni në këtë sezon të ri?

Ju e dini, nuk ma hoqën shiritin, e lashë vetë atë. Pati një keqkuptim mes meje dhe Moxhit. Këtë sezon është ndryshe. Flasim me trajnerin dhe drejtorin për shumë gjëra, që ishte e vështirë t'i diskutonim më parë. Moxhi më shumë nuk ishte i pranishëm. Ishte krejt ndryshe. Tani po stërvitemi mirë dhe ka frymë pozitive. Këtu qëndron ndryshimi.

Partizani nuk është më agresiv ndaj gjyqtarëve, apo nuk kërkon më alibi?

Nuk ka vend për të gjetur fajtorin këtu. Të gjithë e kanë parë se na është ngrënë haku në shumë ndeshje. Këtë sezon kemi menduar të mos merremi me arbitrat, pasi bëhesh i bezdisshëm dhe gjë nuk rregullon. E patë vetë edhe në Laç, që na u mohua një penallti, por nuk folëm. Ndoshta kjo është gjëja më e mirë sesa të merresh me arbitrat apo me të tjerët.

Në vlerësimin tuaj, cili Partizan është më i fortë: ky i sotmi apo i derbit të fundit?

Këtë nuk mund ta them unë. Ne do hyjmë të japim maksimumin në derbin e së premtes, ndoshta dalim shumë më mirë. Me siguri do ta shihni ndryshe Partizanin. Dihet tashmë: po fitove derbin, je më i miri; nëse e humbet, nuk vlen më. Duam ta fitojmë derbin dhe ju të gjithë të thoni gjërat më të mirat për ne.

Ju i keni luajtur të 15 derbet e fundit. Çfarë mesazhi keni përçuar tek ekipi dhe ata që e kanë për herë të parë? Unë dua t'i motivoj lojtarët, ashtu sikurse bën trajneri apo ata që janë më të vjetër në klub. Shumica e dinë si është derbi. E kanë parë, e kanë përjetuar dhe kanë dëgjuar për të. Deri të premten kemi kohë ende të flasim.

A e keni gjetur pikën e dobët të Tiranës?

Çdo ekip e studiojmë, kështu po ndodh edhe me Tiranën. Shpresoj t'i gjejmë pikat që na interesojn­ë, ku ta godasim.

A ju ka munguar sezonin e shkuar derbi, me Tiranën që luajti në Kategorinë e Parë?

Po, na ka munguar shumë. Derbi është ndeshja më e bukur e kampionati­t dhe këtë e thonë të gjithë. Më bëhet qejfi që është kthyer Tirana në Superiore, sepse do të ketë më shumë konkurrenc­ë. Uroj të jenë si derbi i kryeqyteti­t edhe shumë ndeshje të tjera, pasi shoh shumë pak tifozë në stadiume.

Nisur nga e shkuara, a mendoni se Tirana ka frikë përpara këtij derbi?

Nuk mund ta them unë këtë. Mendoj se ne jemi më të qetë, nuk e kemi presionin e fitores me çdo kusht. Besoj se kundërshta­ri ka më shumë presion, sepse u bënë kohë pa e fituar derbin. Ndoshta nuk do të jenë edhe aq të qetë bardheblut­ë.

Luhet Tirana-Partizani, por portat mbrohen nga ish-dinamovitë. A e shikoni veten me fanellën e Tiranës dhe a i mungon Dinamo Superiores?

Nuk e kam menduar ndonjëherë veten me fanellën e Tiranës. Nuk i dihet futbollit, por jam i përqendrua­r te Partizani. Ndoshta deri në fund do të qëndroj këtu. Dinamo i mungon kampionati­t, por janë disa ekipe si Elbasani, që është zemra e Shqipërisë, Besa, ku kam luajtur, që kanë lënë boshllëk në Superiore. Do të ishte mirë që Dinamo të kthehet aty ku i takon, në elitën e futbollit shqiptar. Ilir Cara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania