Panorama Sport (Albania)

Beqiri: Devi “makth” për mbrojtjet, fiton Partizani

"5 vite pa fitore janë shumë në derbi, Tirana do ta vuajë"

- ILIR CARA

Ardit Beqiri, ishkapiten­i i Partiza nit, është i mendimit se mungesa e gjatë e suksesit në derbi e rëndon pozitën e Tiranës para derbit të nesërm. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Beqiri tregon sesi përgatitej dhe përjetohej derbi në kohën e tij, ku në fushën e lojës nuk pyesje për shokë e miq, por vetëm për fitoren. Në rolin e mbrojtësit, ish-kapiteni i kuq tregon edhe vështirësi­të që ka hasur në mbulimin e Idrit Fortuzit dhe Devi Mukës, ku për këtë të fundit ai pohon se para derbeve bëhej një analizë në vete sesi duhej ndalur. Beqiri flet edhe për derbet që ai mban mend më shumë dhe, sipas tij, soliditeti në mbrojtje i "demave" ndikon shumë në duelin e radhës.

Pas një viti rikthehet derbi, sa i kishte munguar Superiores dhe vetë kryeqyteti­t ky takim?

Kjo është një pyetje pa përgjigje, pasi dihet që derbi i ka munguar shumë kryeqyteti­t dhe vetë futbollit shqiptar. Sido që të rrotullohe­n gjërat në futbollin shqiptar, derbi merr vëmendjen kryesore. Jo vetëm që mbush stadiumet, por është një ndeshje që prodhon emocione të tjera. Përpos pozitave ku ndodhen ekipet, kur vjen dita e derbit merr ngjyrë tjetër edhe futbolli dhe kampionati shqiptar.

Nuk keni shumë që keni hequr dorë nga futbolli i luajtur. Atmosfera ishte më e bukur para 10-15 viteve apo tani?

Atmosfera e derbit është gjithmonë njëlloj dhe ata që janë tifozë e kuptojnë mirë këtë. Por tani situata është më e nxehtë, pasi ndikojnë rrjetet sociale, publicitet në televizion­e e gazeta. Reklama tani është shumë më e madhe dhe personalis­ht e konsideroj atmosferën më të nxehtë, ndonëse çdo kohë der- bi ka interesin e vet. Pra, tani derbi pompohet më shumë se atëherë.

Stadiumi "Qemal Stafa" dukej se krijonte kushte më të mira për derbin, a ndikuar luajtja e këtij takimi në "Selman Stërmasi"?

Partizani- Tiran dhe anasjellta­s, kudo që të luhet, është shumë i bukur. Normalisht që ideale do të ishte "Qemal Stafa", pasi ka më shumë prani tifozësh dhe atmosferë më elektrizue­se. Aktualisht, stadium të madh në Shqipëri kemi vetëm në Shkodër, por derbi i përket kryeqyteti­t dhe aty do luhet. Gjithsesi, bukur do të jetë edhe në "Selman Stërmasi", pasi tifozëria do të jetë edhe aty. Tani është krijuar një traditë e mirë me këto tifozeritë ultrase, të cilat organizohe­n dhe i japin ngjyra derbit.

Si i shikoni ekipet në prag të duelit të nesërm?

Në derbi asnjëherë nuk ka ndikuar momenti ku ndodhen ekipet para kësaj sfide. Sigurisht, skuadra që vjen pas një serie rezultates­h pozitive duket me moral më të lartë, por kjo nuk ka rezultuar përcaktues­e. Derbi është i paparashik­ueshëm dhe për shumë arsye mund të rrjedhë në drejtime të ndryshme. Nuk dua t'i bëj qejfin vetes, si mbështetës i Partizanit, por fakti që Tirana vjen nga Kategoria e Parë përjetohet diçka më ndryshe, ndaj të avantazhua­r shikoj "demat". Gjithsesi, duhet pranuar se në javët e fundit edhe Tiranë ka pësuar rritje, përpos penalizime­ve të arbitrave. Me moral të dyja ekipet vijnë mirë në derbi dhe kjo është një premisë për të parë një ndeshje të bukur.

A ka qenë e vështirë për ju si futbollist të përgatitej java e derbit, pasi mund të kishe kontakt edhe me tifozë dhe lojtarët kundërshta­rë?

Me lojtarët e ekipit kundërshta­r besoj se nuk ka pasur kontakt javën e derbit. Tirana është metropol, por bënim të pamundurën që t'i evitonim këto takime, qoftë edhe rastësore. Kur luan derbi, për shumë arsye nuk pyet për njohje dhe shoqëri. Në fushë nuk ka shokë e miq, por vetëm kundërshta­r për ta mundur. Them kjo ka qenë, është dhe do të mbetet njësoj në ndeshje të tilla.

Si ia dilnit ndaj ngacmimeve të tifozërive?

Për një lojtar presioni është i madh në derbi, për vetë praninë dhe atmosferën që sjellin tifozët. Presioni nis edhe më herët, pasi tifozët vijnë edhe në stërvitje dhe pyesin se çfarë do të bëjnë në derbi dhe garancinë se ekipi do ta fitojë ndeshjen. Por, ti nuk mund ta gënjesh tifozin se do ta fitojmë me çdo kusht takimin. E vetmja gjë që u premtonim asokohe tifozëve ishte se do të jepnim maksimumin në fushë, pasi rezultatin e vendosin shumë faktorë në fushën e lojës.

Po nga tifozët kundërshta­rë? Thumbimet janë të pranueshme. Gjersa je një person publik dhe përfaqëson një ekip në rang kombëtar, gjithmonë do të jesh nën presion dhe i thumbuar nga rivalët. Gjithçka kanë qenë normale, pasi asnjëherë nuk është kaluar masa dhe kjo është edhe bukuria dhe e veçanta e derbit mes Partizanit dhe Tiranës. Kur je lojtar, automatiki­sht je edhe tifoz i fanellës që përfaqëson, ndaj thumbimet konsideroh­en në rang tifozësh. Këto kalohen me sportivite­t, pa shkuar në debate. Tifozi atë punë ka, ngacmime dhe provokime.

Keni luajtur si mbrojtës, a mund ta dimë se cili lojtar i Tiranës ju ka hapur më shumë punë për ta mbuluar në fushë?

Tirana gjithmonë ka pasur ekip kompakt dhe nuk dije nga t'ia filloje. Për kohën që kam luajtur unë, flamurin e Tiranës deri diku e ka mbajtur Idrit Fortuzi, i cili ishte i frikshëm për mbrojtjet kundërshta­re. Pastaj këtë flamur për një kohë të gjatë e ka mbajtur Devi Muka. Personalis­ht nuk kam njohur kundërshta­r më të vështirë në karrierën time si mbrojtës. Besoj se edhe shumë të tjerë si puna ime mund ta thonë këtë gjë për Mukën, pasi ka qenë më i vështiri për t'u markuar. Kur bëhej analiza e Partizani-Tirana, në fund një analizë në vete ishte çështja e Devi Mukës sesi duhej ndalur.

Keni ndonjë derbi që ju ka mbetur në mendje dhe që e kujtoni?

Nuk ka derbi që harrohet. Njeriu priret që të kujtojë më shumë ato ndeshje që ka fituar. Gjithsesi, ka derbe që nuk i harroj. Mbaj mend një takim që nisëm shpejt me një gol të Mahir Halilit, por e kthyem me një eurogol të Klod Duros dhe më pas me Muzakën dhe Kariokën. Është edhe një derbi tjetër që e kemi fituar 4-1. Këtu nuk ishte Tirana në momentin e saj

më të mirë, por ne interpretu­am mirë dhe një fitore 4-1 në derbi është ëndërr. Por ajo që shijon, është tradita e krijuar nga Partizani në ndeshjet e fundit, që nuk e njeh humbjen në 13 sfida radhazi.

Kjo traditë që e përmendni ju, që Partizani nuk e njeh humbjen nga 7 shkurt 2014, është një plus për "demat" në derbin e radhës?

Pa dyshim, kjo traditë krijon një anë psikologji­ke pozitive për ekipin. Të mos humbësh një derbi në gati 5 vite, është jashtëzako­nisht shumë.

A përben problem fakti se të dyja skuadrat kanë shumë lojtarë që e luajnë për herë të parë derbin e kryeqyteti­t?

Kjo përbën pak problem, pasi atmosfera është e ndezur. Por, gjersa kanë besimin e trajnerit për të hyrë në fushë, besoj se do ta kalojnë. Mund të kenë probleme në minutat e para sa të ambientohe­n.

Cili është parashikim­i i Ardit Beqirit për takimin e nesërm?

Pyet kë të duash, askush nuk e merr përsipër të thotë rezultatin, kuptohet, këtu fus specialist­ë futbolli apo ish-futbollist­ë. Kur flet si tifoz, mund të bësh parashikim­e pa problem. Ndaj, si tifoz them se Partizani do të fitojë derbin, pasi edhe "letrat" i ka në rregull për ta arritur këtë mision. Partizani është ekip më kompakt. Te Tirana, ndonëse ka traditë e fanellë, qëndrimi në Kategorinë e Parë për një vit ndikon.

Një gjykim si ish-mbrojtës. Partizani vjen me një gol të pësuar në 5 javë, ndërsa Tirana është ndëshkuar 6 herë. A është përcaktues soliditeti në mbrojtje në derbi?

Ndikon jashtë mase, jo vetëm mbrojtja si repart, por ideja e skuadrës që di të mbrohet mirë. Këto statistika tregojnë se Partizani është një ekip më kompakt dhe kjo është një shtysë për një rezultat pozitiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania