Panorama Sport (Albania)

Kastrioti ia del me Korabin, sfidon Partizanin

-

Kastrioti ka kaluar turin e parë të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur Korabin me rezultatin minimal 1-0. Krutanët kishin arritur të barazonin 1-1 në ndeshjen e parë zhvilluar në Peshkopi, ndërsa dje falë golit të Herald Markut u hipotekua kalimi në turin tjetër, ku krutanët do të përballen me Partizanin. Ajo që ra në sy ditën e djeshme ishte zgjedhja e teknikut Plori për të zbritur në fushë me 9 lojtarë që janë aktivizuar me kohë të pjesshme në kampionat, ndërsa vetëm Çela dhe Dajan Shehi vinin si titullarë nga ndeshja e fundit. Që në minutat e para, skuadra krutane hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Është fillimisht Henri dhe dy minuta më vonë Vatnikaj që japin shkëndijat e para te porta kundërshta­re, por pa arritur të ndryshojnë shifrat e takimit. Miqtë vetëm mbrohen, ndërsa vendësit provojnë çdo mënyrë për të kaluar në avantazh. Mulaj ka një rast ideal në të 6-ën, por nuk arrin të shfrytëzoj­ë si duhet mundësinë e dhënë. Loja zhvillohet në gjysmëfush­ën mike dhe në të 18-ën Ymeraj tenton të surprizojë me një “predhë”, por Qyrani arrin që ta grushtojë. Në të 27-ën vjen edhe goli, ku Preston harkon një top të bukur në zonën mike, aty ku ndodhet Herald Marku, që nuk e ka të vështirë të shënojë. Miqtë tentojnë të kundërsulm­ojnë, por nuk ia arrijnë të jenë të rrezikshëm te porta e mbrojtur nga portieri Bruno Puja. Edhe pjesa e dytë nuk prodhon gol, teksa gjithçka mbyllet 1-0. Kujtojmë që ndeshja u luajt pa spektatorë për shkak të dënimit të fushës së klubit krutan. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania