Panorama Sport (Albania)

Kamza kalon Besën, tani për të eliminuar Vllazninë

Skuadra e Duros surprizohe­t nga kavajasit

- KAMZA: BESA:

Besa ka surprizuar me të rinjtë, duke marrë një barazim 2-2, që gjithsesi i mjaftoi Kamzës së Klodian Duros për të kaluar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Loja e shkëlqyer e kavajasve u ka dhënë një notë negative lojtarëve që u provuan te Kamza. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur, me Duron që kishte hedhur në fushë futbollist­ët që kishin marrë më pak minuta këtë periudhë. Në minutën e 32të Besa kalon në avantazh me një supergol të Deliut, që godet nga 25 metra dhe e dërgon topin në rrjetën e portierit bullgar, Kirev. Në këtë fraksion loje kamzalinjt­ë kanë pasur vetëm një mundësi shënimi, kur Roloviç goditi me kokë traversën pas krosimit të Ramit. Në pjesën e dytë Kamza është më e gjallë dhe te kavajasit ka shenja lodhje. Fejzaj arrin të barazojë shifrat në minutën e 63-të, duke shfrytëzua­r grushtimin e portierit Dobjani pas penalltisë së Rezit. 11 minuta më pas do të jetë mesfushori Majkëll Peçi, ai që do kalojë në epërsi Kamzën. Por, kavajasit nuk heqin dorë nga loja e bukur dhe vijojnë aksionet e shpejta. Në minutën e 87-të do të vijë edhe goli i barazimit, shënuar nga Cara, i cili shkëputet nga mesfusha dhe del i vetëm me portierin. Me shifrat 2-2 mbyllet i gjithë takimi, që kënaqi më tepër stafin teknik kavajas dhe zhgënjeu jo pak atë të Kamzës. Golat: Fejzaj 63’, Peçi 74’ / Deliu 32’, Cara 87’

Kirev, Bonani, Rami, Peçi (Sadiku 74’), Orelesi, Turhani, Zisi, Mumajesi, Roloviç (Hoti 79’), Fejzaj, Rezi (Mehmeti 61’). (në dispozicio­n: Avdyli, Brahilika, Martinena, Frashëri). Trajner: Klodian Duro

Dabjani, Kullolli, Shaljani (Damarja 46’), Thaçi, Berisha, Cara, Kaçbufi, Zeqiri, Deliu, Çelhaka (Gjongecaj 35’), Zhava (Madani 67’). ( në dispozicio­n: Patoshi, Cemeli). Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtarë: R. Muska, R. Dobruna, A.Bixhi (Tiranë)

Delegat: Genc Misha

Vëzhgues: Sokol Avdo

K. të verdhë: Zisi 79’ / Gjongecaj 69’

Gjatë kohës që luhej ndeshja, lojtarët që nuk u aktivizuan, shfrytëzua­n fushën tjetër për një seancë stërvitore nën drejtimin e zv.trajnerit Ergi Llubani. Në turin e dytë Kamza do të luajë kundër Vllaznisë, teksa ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkodër. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania