Panorama Sport (Albania)

Kualifikoh­et Egnatia, do të luajë kundër Luftëtarit

Rrogozhina­sit eliminojnë Dinamon në turin I

- DINAMO:

Egnatia kualifikoh­et në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Dinamon. Në sfidën e parë që u luajt në Pezë, rrogozhina­sit patën shënuar një gol me vlera me anë të qendërmbro­jtësit Broshka, duke fituar 01. Ndërsa, dje ishte radha e përballjes së dytë që u zhvillua në stadiumin “Hasan Zyla” dhe pavarësish­t 90-minutëshit me plot raste për shënim, nuk ndryshoi asgjë. Rezultati 0-0 i shkoi përshtat Egnatias, që kaloi më tej, teksa do të ketë tashmë si kundërshta­r në turin e dytë Luftëtarin e Kategorisë Superiore. Në ndeshjen e djeshme ra në sy fakti se Dinamo kishte udhëtuar drejt Rrogozhinë­s me formacion jo të plotë, madje nën drejtimin e zv,trajnerit Julian Brahja. Nga kampi rrogozhina­s, veç Broshkës, Karepit, Branicës, Cankës dhe Karakaçit, pjesa tjetër e ekipit përbëhej nga lojtarë që kanë marrë pak minuta në kampionat. Megjithëse ishte një sfidë jo si ato të kampionati­t, Policia Bashkiake i kishte marrë masat. Edhe numri i tifozëve në mbështetje të rrogozhina­sve ishte i madh, teksa gjatë 90 minutave u munduan të jenë aktivë çdo moment. TRAJNERI - Vladimir Gjonaj u shpreh i kënaqur për kualifikim­in, por kërkon që tani skuadra të përqendroh­et te kampionati. “Më vjen mirë që arritëm të kualifikoh­emi për turin tjetër. E kishim siguruar

Ajazi, Brahimaj, Zeqo, Broshka, Parroi (F.Meta 66’), Tufa (Dimo 46’), Karepi, Karakaçi, Ruço (Kazma 46’), Branica, Canka. (në dispozicio­n: Haremi, Rexhepi, Gjuzi, Gumeni). Trajner: Vladimir Gjonaj

Spahija, Jaku, Ndreu, Çeliku, Shaba (Bylyku 58’), Dingu, Topalli, Il.Allmuca (Osmanaj 46’), Çelaj, Vrapi, M.Çema (K.Çema 46’). (në dispozicio­n: Rama, Lami, Cani, Harizi). Trajner: Julian Brahja Gjyqtarë: A.Stefi, E.Pulaj (Vlorë), B.Hamzaj (Korçë)

Kartonë të verdhë:

K.Çema 55’

Delegat: Ilirjan File (Elbasan) Vëzhgues: Fatos Korreshi (Lushnjë)

Karakaçi 52’

/

që në sfidën e parë gjithçka, por e vlerësuam edhe atë të kthimit në çdo drejtim. Për të ruajtur disa prej titullarëv­e u dhamë hapësira pjesës tjetër që ka më pak minuta. Dua të veçoj mesfushori­n Daniel Karepi që po e justifikon në mënyrën më të mirë aktivizimi­n”. Aldo Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania