Panorama Sport (Albania)

Kualifikim dramatik i Akhmat Groznit, Bekim Balaj gjen golin pas një viti

Gurit i mjaftojnë vetëm 9 minuta për të shënuar me Ostenden

-

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, është rikthyer te goli në Rusi. Lojtari shkodran ka shënuar një gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 110-ë. Skuadra e tij, Akhmat Grozni ka luajtur një transfertë të vështirë në Kupën e Rusisë përballë skuadrës së SKA Kabarovsk. Sulmuesi i Kombëtares po kalonte një moment të vështirësi, pasi kishte që në majin e 2017- ës që nuk shënonte me skuadrën e tij Akhmat.

Balaj

Ky gol, edhe pse në një ndeshje Kupe, do t’i shërbejë për mirë lojtarit, pasi kohët e fundit ka marrë kritika për rastet e shumta që humbet përpara portës. Sulmuesi shkodran kishte shënuar për herë të fundit me klubin e tij më 21 maj 2017 në fitoren e Akhmat në transfertë­n e Krylya Sovetov. Gjithashtu, Balaj tashmë mund të ndihet edhe më i lehtësuar psikologji­kisht, përpara grumbullim të lojtarëve për ndeshjet që Kombëtarja do të zhvillojë në tetor. Gjatë sezonit të kaluar, Balaj nuk kaloi një vit të mirë duke luajtur vetëm në 13 ndeshje, ndërsa nuk shënoi asnjë gol. Tashmë, pas pesë takimesh të këtij sezoni, ka gjetur golin e parë dhe të gjithë besojnë se ishte momenti i duhur që lojtari u çlirua dhe tashmë do të vazhdojë të realizojë edhe në javët në vazhdim. Guri

Si shumë vende në Europë, Belgjika luajti këtë mesjavë ndeshjet e Kupës. Në fazën e 1/ 16ave, është shkodrani Sindrit Guri që e ka nisur si titullar takimin në transfertë ndaj ekipit të Hogstraten, i cili luan në divizionin e dytë të kampionati­t belg. Ish-sulmuesi i Kukësit zhbllokoi shifrat pas vetëm nëntë minutash lojë. Vendasit barazuan në minutën e 52të, ndërkohë që Ostende e mbylli në avantazh të 3- fishtë me Faes dhe Miloviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania