Panorama Sport (Albania)

!ukësi “përzë” "lbasanin

Verilindor­ët zgjedhin " lbasan renën", mb llet stadiumi i !hkodrës

- BESAR BOZGO

>udirat shqiptare nuk kanë fund në futbollin shqiptar. >ështja e stadiumeve është kthyer në gangrenë për shumë klube, ndërsa ndodhin ngjarje që çudisin këdo që i dëgjon. Kukësi vazhdon të bëjë lëmsh një pjesë të skuadrave për shkak se nuk ka një stadium ku të luajë, ndërsa FSHF jep një dorë në këtë çështje. Vendimi më i fundit ka të bëjë me Elbasanin, i cili do të duhet të luajë në @ ërrik ndeshjen e së shtunës që duhej ta zhvillonte në stadiumin "Elbasan Arena" përballë Apolonisë. Dhe e gjithë për shkak se në stadiumin e Elbasanit do të luajë Kukësi sfidën e vet në kampionat përballë Luftëtarit.

SKANDA I - Stadiumi i Kukësit nuk u licencua këtë sezon në Superiore dhe në këtë mënyrë, skuadra u detyrua të gjejë një stadium ku të luajë ndeshjet si pritës. Verilindor­ët përzgjodhë­n stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, duke parë edhe afërsinë gjeografik­e. Por, në këtë impiant prej dy ditësh ka nisur puna për përmirësim­in e gjendjes së tapetit të blertë. Punonjësit kanë korrur të gjithë barin ekzistues dhe më pas kanë bërë mbjelljen e barit të ri. Ky është një proces që po bëhet çdo vit për shkak se tapeti i këtij stadiumi ka pasur probleme. Specialist­ët kanë bërë të ditur se kjo fushë do të jetë gati pas një muaji. Në këtë mënyrë, Kukësit i duhet të gjejë një stadium ku emergjente është ndeshja e së shtunës ndaj Luftëtarit. Verilindor­ët kanë vendosur të luajnë në Elbasan. Ndërsa, FSHF i ka bërë të ditur klubit verdheblu se duhet të zhvendoset në @ërrik për ta luajtur takimin e vet si pritës përballë Apolonisë. Një çudi që mund të ndodhë vetëm në futbollin shqiptar. Përtej krizës së thellë financiare dhe të rezultatev­e, Elbasanit i duhet të luajë edhe në fushë asnjanëse takimet si pritës. Me skuadrën është ndjekur e njëjta metodë edhe dy vite më parë, por në atë kohë ndodhte për shkak se FSHF e ruante fushën për ndeshjet e Kombëtares. Ky ishte edhe një prej faktorëve që skuadra në fund të atij kampionati ra në Kategorinë e Dytë. Ndërkaq, po ndiqet e njëjta metodë edhe këtë sezon, ndërsa verdheblut­ë po vuajnë në vendin e fundit dhe do i duhet të luftojnë fort për mbijetesën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania