Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

PERIN 6 - Debutimi perfekt: pak punë, por në ato dy raste që bën pis dorezat e tij ndal lehtësisht Falçinelit dhe Krejcin.

BARZALJI 6.5 - Ndryshku i akumuluar nuk i përbën problem dhe debutimi sezonal është perfekt për veteranin, i cili bind në çdo ndërhyrje të bërë. Në të 86-ën Aleks Sandro (pa notë).

BONUÇI 6.5 - Nis aksionin e golit të avantazhit dhe më pas nuk gabon asgjë në mbrojtje. Bolonja i lejon një natë të qetë në prapavijë. BENATIA 6 - Në pjesën e parë, në bashkëpuni­m me Pjaniçin ngatërrohe­n dhe mund të kishte kushtuar shtrenjtë. Rrezikon edhe me një ndërhyrje në zonë ndaj Okuonkuos.

KUADRADO 6.5 - Dominon korsinë e djathtë në pjesën e parë, me një dëshirë dhe një cilësi që bëjnë diferencën. Në fraksionin e dytë ul ritmin dhe i lë vendin Bernardesk­it (pa notë), në minutën 76. BENTANKUR 6 - Nga një rikuperim fantastik topi nga ana e tij, në rrëshqitje nis edhe aksioni i avantazhit. Në mbulim është perfekt, por gabon disa topa, kur i duhet të mbështesë në sulm.

PJANIÇ 5.5 - Nuk ka nevojë të ekzaltojë, duke qenë se pas 16 minutash ndeshje ishte mbyllur. Kursen energji për Napolin dhe i lë vendin Emre Xhanit (nota 6) në të 64-ën, me gjermanin që i shkon pranë golit të 3-0. MATUIDI 7 - Ku ka një top për t'u rikuperuar është gjithmonë ai. I pazëvendës­ueshëm në mbulim, por edhe shumë i zoti në zbritjen në zonë, si sulmues i fshehur, siç konfirmon goditja e grushtuar në rastin e golit të 1-0 dhe dyfishimi personal. Një makineri perfekte lufte. KANSELO 6.5 - I spostuar në të majtë nga Alegri, duhet shpesh të kthehet në këmbën e tij të preferuar, të djathtën, por portugezi ia del me sukses dhe i shkon dy herë pranë edhe golit.

RONALDO 6 - Mbetet thatë dhe për herë të parë Dibala i rrëmben skenën. Ishte vërtet i rrezikshëm vetëm në një rast, por Skorupski e ndali.

DIBALA 7.5 - I pakapshëm! Zhbllokohe­t me një roveshatë, fiton besim me kalimin e minutave dhe nis aksionin e golit të dytë. Më në fund një paraqitje prej Dibale!

Trajneri ALEGRI 6.5 - Duke lënë mënjanë diferencën kanonike mes Juves e Bolonjës, bardhezinj­të fluturojnë edhe me modulin 3-5-2, një tjetër alternativ­ë e vlefshme për këtë "tank", për vazhdimin e sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania