Panorama Sport (Albania)

Heroi Strakosha i jep 5 pikët Lacios, .oma dhe Napoli nuk falin

)ortieri shqiptar fenomenal, verdhekuqt­ë ringjallen

-

Lacio nuk ka vetëm një portier në kuadrat, por ndoshta edhe një superhero, duke qenë se Thomas Strakosha, pas Empolit, pret gjithçka edhe në minutat finale të ndeshjes së djeshme me Udinezen, duke ruajtur avantazhin 2-1 të skuadrës së tij, por u jep edhe 3 pikët e radhës kryeqyteta­sve, të cilët mund të shkojnë të qetë në derbi dhe të vetëdijshë­m mbi momentin e tyre pozitiv, pas 4 fitoresh radhazi. Në "Daçia Stadium" pas një pjese të parë të barabartë, lacialët shënojnë dy herë brenda 5 minutave me Açerbin dhe Korrean në minutat 61 dhe 66. Udineze reagon në një roveshatë kryevepër të Nujtink, por ndërkohë që shtyn edhe për golin e barazimit, atë do ia mohojë Strakosha, me tri pritje fenomenale, por me atë dorë në sekondat e fundit ndaj Fofana, do t'i shkaktojë shumë makthe mesfushori­t të Udinezes.

- Verdhekuqt­ë më në fund japin shenja jete. Kundër Frozinones, skuadra e Euzebio Di Françeskos gjunjëzon 4- 0 Frozinone, një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë. Hnder dhuron avantazhin pas vetëm dy minutash lojë, ndërsa në minutat 28 dhe 35, respektiv-

isht Pastore dhe El Sharaui do të mbyllin llogaritë me tri pikët. Trajneri Di Françesko mund të marrë frymë lirisht, pasi shpëton në këtë mënyrë pankinën e tij, por mbi të gjitha i kënaqet këtij suksesi, të cilin Kolarov e rrumbullak­os në shifrat 4-0, në minutën e 87-të, me shpresën se skuadra do të ketë motiv-

imin e duhur, në pritje të derbit të së dielës, me Lacion.

- Një sukses i lehtë, një shëtitje për Napolin e Karlo Ançelotit ndaj Parmës. Në pjesën e parë, Insinje zhbllokon dhe më pas godet shtyllën, ndërsa në fraksion Milik ofron një spektakël personal, duke realizuar dy

gola dhe në fund mund të mjaftojë 3-0, një rezultat që shërben edhe një sinjal i qartë për Juventusin, në pritje të ndeshjes së të shtunës, në "Allianz Stadium". Në sfidën e djeshme, Elseid Hysaj qëndroi në pankinë, për të fituar energjitë përpara duelit për titull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania