Panorama Sport (Albania)

Mou-Pogba, seria e radhës e telenovelë­s, sherr në stërvitje

Trajneri i Junajtid i nervozuar, tema e bisedës mister

-

Një histori që nuk duket se po e gjen fjalën "fund". Nisi me zërat e merkatos në verë, pastaj insinuatat e menaxherit Raiola, zënkat (e supozuara më pas të përgënjesh­truara) mes të dyve. Me ardhjen e vjeshtës, i shtohet një tjetër kapitull kësaj telenovele. Pas humbjes me Derbi Kauntin, Zhoze Murinjo konfirmoi se Pol Pogba nuk do të jetë më zv/kapiten i Junajtid. "Asnjë zënkë me francezin" donte të saktësonte trajneri, por vendimi vjen menjëherë pasi lojtari kritikoi stilin mbrojtës të Junajtid pas barazimit 1-1 me Uolvesin në "Old Trafford". Edhe mëngjesin e së hënës, në "Twitter", kampioni i botës tha se deklaratat e tij ishin keqkuptuar nga tifozët dhe shtypi.

FJALËT - Pasi e pyetën Moun për eliminimin nga Kupa Karabao, gazetari i "Sky Sports" u ndal te tema e një zënkë të mundshme me 25- vjeçarin. Përgjigjja? "Nuk ka asgjë të vërtetë. E vetmja e vërtetë është se mora një vendim që Pol nuk do të jetë më kapiten i dytë. Por, asnjë problem. I njëjti person që vendosi që Pol nuk do të jetë më zv/ kapiten është i njëjti që vendosi ta bënte të tillë, gjithnjë unë. Jam unë menaxheri dhe mund të marrë të tilla vendime. Nuk ka asnjë problem, është vetëm një vendim që nuk dua ta shpjegoj".

VAZHDON TENSIONI - Mëngjesin e djeshëm, në stërvitjen pas ndeshjes me Derbin, Pogba dhe Murinjo lëshuan

shikime jo shumë miqësore. Lojtari shkoi në drejtim të trajnerit dhe ndihmësit të tij Majkëll Karrik, për t'i përshëndet­ur. Pastaj dy fjalë të Mout dhe Pogba "ngriu" i çuditur: e shikon, kthehet dhe ndjek trajnerin. Flasin diçka, por Pol duket se nuk po kupton asgjë. Murinjo i lëshon më pas një buzëqeshje ironike. Ironi për çfarë? Sipas supozimeve të

mediave, Speciali në ato pak fjalë u referohet të qeshurave të francezit në tribunë të martën kundër Derbit, postuara në llogarinë e mesfushori­t në "Twitter". E gjithë kjo skenë zgjati dy minuta dhe Murinjo thërret zëdhënësin e shtypit, Xhon Alen dhe i thotë diçka në lidhje me francezin. Ai komunikon me të dy dhe më pas të gjithë ndahen.

 ??  ?? Moment gjatë debatit mes Pogbasë dhe Murinjos
Moment gjatë debatit mes Pogbasë dhe Murinjos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania