Panorama Sport (Albania)

Teuta nuk ndalet, firmos me Laskun dhe Hysenagoll­in

U "rrëmbejnë" dy lojtarë rivalëve të Tiranës

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Skuadra e Teutës nuk di të ndalet në mer katon e transferim­eve të basketboll­istëve. Bregdetarë­t pas afrimeve të Juli Hamatit, Elvis Beqos, Robert Shestanit dhe amerikanëv­e Uilliams, Kopes dhe qendrës 208 cm Kejli Meier kanë bërë edhe dy goditje të tjera shumë të rëndësishm­e për sezonin e ri. "Djemtë e detit" kanë marrë dy lojtarë shumë të rëndësishë­m dhe me një eksperienc­ë të madhe në kampionati­n tonë kombëtar dhe për më tepër duke dobësuar një kundërshta­r direkt në luftën për titull, siç është Tirana. Bëhet fjalë për Endrit Hysenagoll­in dhe Genti Laskun. Të dy këta lojtarë ishin ndër protagonis­tët kryesorë në fitimin e titullit kampion në sezonin e shkuar nga kryeqyteta­sit. Një lëvizje e papritur kjo nga ana e klubit durrsak tashmë që po i afrohemi startit të edicionit të ri të basketboll­it. Ka qenë vetë klubi i Teutës që nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në "Facebook", ka bërë të ditur afrimin e dy lojtarëve të ri. Këto dy blerje priten të jenë të fundit për durrsakët, pasi është vetë klubi që e konfirmon këtë gjë dhe e konsideron skuadrën të kompletuar për të përballuar sezonin e ri, ku do të luftojë për fitimin e të gjitha trofeve kombëtarë. Kujtojmë që në sezonin e shkuar skuadra bregdetare iu afrua shumë titullit kampion, por që nuk ia doli, pasi u thye në finalet e "Play-off"-it nga Tirana dhe këtë herë kërkon me çdo kusht të ngjitet në majën e basketboll­it shqiptar. Teuta gjithashtu do të marrë pjesë për herë të parë në këtë sezon në Ligën Ballkanike

dhe do të jetë skuadra e vetme shqiptare në këtë event, pasi kampionët e Tiranës u tërhoqën për shkaqe financiare. Kompeticio­ni ballkanik ka përcaktuar edhe shortin për edicionin e 11-të të tij, ku do të marrin pjesë gjashtë skuadra dhe do të startojë më datë 16 tetor. Teuta do të këtë kundërshta­re dy skuadrat bullgare Akademik Bulteks dhe BC Beroe, dy skuadrat kosovare, Bashkimin dhe Prishtinën, ndërkohë që do luajë edhe kundër maqedonasv­e të Kozuv. Ndeshjet e këtij kompeticio­ni do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe Tuta do ta bëjë debutimin e saj në shtëpi në datën 16 tetor kundër bullgarëve të Akademi Bulteks. Vendi i parë dhe i dytë në grup do të luajnë ndërmjet tyre në finale. Skuadra që fiton dy nga tri ndeshjet finale do të shpallet fituese e Ligës Ballkanike.

 ??  ?? Genti Lasku
Genti Lasku
 ??  ?? Endrit Hysenagoll­i
Endrit Hysenagoll­i

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania