Panorama Sport (Albania)

Juvja likuidon Bolonjën, Napoli nuk i ndahet

Argjentina­si rikthehet me një akrobaci pas 492 minutash

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një Auventus në per feksion ose siç do të thoshte legjenda e lojës së snokerit, Roni O'Salivan B "Kampionët i veçon nga të tjerët, sepse nuk gabojnë kurrë goditjet e lehta dhe nxjerrin të gjithë talentin e tyre tek e vështira". Sigurisht që topi i futbollit me topat e bilardos nuk kanë lidhje absolutish­t, por shprehja e tij përshtatet më së miri me këtë Auventus që mund pa u djersitur Bolonjën 2-0 dhe gjen fitoren e gjashtë radhazi në po kaq ndeshje. Bardhezinj­të janë saktësisht aty ku pritej që të ishin, por siç e kanë bërë zakon sivjet, nuk dhurojnë asgjë në mbrojtje dhe për më shumë rigjejnë edhe një Paulo Dibala, i cili zhbllokohe­t. Bolonja i sjell fat argjentina­sit, sepse ai nuk shënonte prej 492 minutash, konkretish­t nga muaji maj i vitit 2018 dhe viktima e fundit që godiste ishte pikërisht Bolonja, një sfidë që në fazën e dytë të sezonit të kaluar përfundont­e 31 për Auventusin. Dhe me një Paulo Dibala më shumë, Napoli bëhet edhe më pak i frikshëm për kampionët e Italisë në fuqi.

MË NË FUND DIBALA

Alegri vendos të nxjerrë nga "arkiva" modulin 3-5-2, duke rikthyer si titullar dhe kapiten veteranin Andrea Barzalji, ndërsa në sulm dyshja Ronaldo- Dibala, si dhe me Kanselon dhe Kuadradon që mbulojnë krahët e mesfushës, por me portugezin të spostuar në të majtë. Nga ana tjetër, Inzagi përgjigjet gjithashtu me një 3-5-2, por me Destron që luan pas shpatullav­e të Falçinelit. Gjithsesi, diferenca teknike është shumë e madhe mes të dyja ekipeve dhe Auventusi lëshohet menjëherë në sulm. Nëse pas vetëm 3 minutash lojë Matuidi kërkon një penallti, avantazhi i vendësve nuk do të vonojëB në minutën e 11-të Dibala ofron me fat një asist me shpinë për Matuidin, francezi godet me

siguri, por Skorupski e ndal, ndonëse grushtimi i tij ndiqet nga numri 10 që me një gjysmërove­shatë godet saktë në rrjetë, me të djathtë. Festa në "Allianz Stadium" mund të nisë, madje bëhet konkrete kur pesë minuta më vonë "Zonja" dyfishinB Dibala gjen saktë në shtyllën e dytë Ronaldon, që bën një spondë për Matuidin dhe mesfushori lëshon një "bombë" me të majtën nën traversë. 2-0 dhe Bolonja mund të mendojë për

udhëtimin e kthimit në shtëpi, ndonëse Skorupski vendos t'i mohojë golin e katërt italian Ronaldos dhe me kaq mjafton në pjesën e parë.

ME MENDJEN TE NAPOLI

Në pjesën e dytë, Auventusi vendosë të ulë ritmin, sepse të shtunën vjen Napoli dhe energji të kota për t'u shpenzuar nuk nevojiten. Bardhezinj­të limitohen të administro­jnë lojën dhe, pse jo, të tentojnë në kundërsulm që të punojnë për një gol të Ronaldos,

por portugezi nuk është në një mbrëmje të mirë, ndonëse me kundërshta­rë si Bolonja mund të bëjnë edhe pa të, edhe pse në dy tentativa ai ndalet nga Skorupski. Në këtë mënyrë, blerja 100 milionëshe bardhezi ndalet pas dy ndeshjeve në të cilat shënoi 3 gola, por ndërkohë Auventusi bind sërish, rigjen një lojtar të rëndësishë­m si Dibala dhe do të kërkojë që të shtunën të nisë arratinë personale drejt titullit të tetë radhazi.

 ??  ??
 ??  ?? Akrobacia e Dibalës në momentin e golit
Akrobacia e Dibalës në momentin e golit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania