Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Fitojmë, Myler “xholi” im

“Kemi shpërdorua­r shumë raste në ndeshjen e fundit, të korrigjojm­ë shënjestrë­n”

-

rajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, ka qenë dje i pranishëm në konferencë­n për shtyp duke folur për ndeshjen e sotme ndaj Hertës në Berlin. Kampionët e Gjermanisë do të synojnë të fitojnë në një takim të luftuar dhe në një fushë jo të lehtë. Ata vijnë pas barazimit 1- 1 ndaj Augsburgut ditën e martë në “Allianz Arena”. Kovaç shpreson që kjo ndeshje të shërbejë për të harruar atë hap fals në shtëpi. Bajerni nuk do të ketë në dispozicio­n Leon Goreckën që është dëmtuar në kavilje në ndeshjen e fundit.

Nuk keni humbur asnjë takim, kur do të ndodhë kjo?

Ashtu siç barazuam ndaj Augsburgut, mund edhe të kishim humbur. Kjo nuk ka ndonjë diferencë të madhe. E kam thënë edhe më parë që do të ketë ndeshje ku do të lëmë pikë rrugës.

Si po e përjetoni rikthimin në shtëpi?

Berlini ka qenë gjithmonë shtëpia ime e dytë. Aty kam ende miq dhe të afërm, ndaj pas ndeshjes do të kem mundësinë për të takuar njërin apo tjetrin. Është gjithmonë diçka e bukur kur rikthehesh në shtëpi.

Ndaj Augsburgut keni shpërdorua­r shumë, si mendoni ta korrigjoni këtë nesër ( sonte)?

Nuk besoj se do të shpërdoroj­më njësoj si në Mynih. Rastet janë të arta dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm, në mënyrë që t’i shfrytëzoj­më në mënyrën e duhur. Augsburgu luajti një ndeshje të mirë, por nëse do të kishim fituar, atëherë nuk do të flitej për mbrojtjen e

STATISTIKA

· 66 ndeshje kanë luajtur me njëra-tjetrën Herta dhe Bajerni.

· Skuadra nga kryeqyteti ka fituar vetëm 9 takime. · Bavarezët kanë arritur të mundin 38 herë berlinezët. · 19 ndeshje janë ndarë në barazim.

· 152 është numri i golave të shënuar nga kampionët e Gjermanisë kundrejt 71 të skuadrës së Hertës.

· Herta është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në 3 ndeshjet e fundit ndaj bavarezëve. · Berlinezët po shijojnë ecurinë pozitive në këtë sezon, ata kanë tri fitore dhe një barazim në 4 javët e luajtura në Bundesligë.

· Bajerni ka pësuar gol në gjashtë takimet e fundit në shtëpi, por sërish mbetet skuadra me mbrojtjen më të mirë në Gjermani. · Kampionët janë në vendin e parë të renditjes me 13 pikë.

mirë të tyre. Shpresoj që nesër ( sot) skuadra të reagojë.

Ku po çalon skuadra? Në mbrojtje po tentojmë të rimarrim topa e humbur. Ky është një hap i madh, pasi në ndeshjet e para kemi vuajtur. Nuk mendoj se kemi të meta, skuadra ka një sistem loje dhe kjo ka funksionua­r gjithmonë te ne. Fati gjithashtu nuk ka qenë në anën tonë, ashtu si dhe paraqitja e mirë e portierëve kundërshta­rë kur luajnë ndaj nesh.

Si është gjendja skuadrës?

e

Leon Gorecka nuk do të jetë në Berlin, për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Augsburgut. Por i kemi marrë masat dhe kemi grumbullua­r një lojtar të U- 23. Zherom Boateng do të udhëtoj me skuadrën në kryeqytet.

Do të luajë Levandovsk­i?

Kam folur me Levën sy për sy, ai dhe lojtarë të tjerë duhet të pushojnë për të qenë sa më të freskët në ndeshjet e rëndësishm­e. Rrotacion do të ketë gjithmonë, ashtu si në Champions edhe në ndeshjet e kampionati­t.

Sa e njihni kundërshta­rin?

Herta është një skuadër që luan në mënyrë të disiplinua­r në fushën e lojës. Ata do të mundohen ta fitojnë ndeshjen përballë publikut të tyre. Në një “Olympiasta­dion” të mbushur plot do të jetë një sfidë interesant­e dhe e vështirë për ne. Duhet të japim 100% nëse duam ta fitojmë ndeshjen.

Nojer po bën mirë, por Ulraish kur do ta ketë mundësinë për të luajtur?

Ulraish është një portier i zoti, ai stërvitet mirë dhe

nuk do ta kisha problem ta aktivizoja nga minuta e parë në çdo takim. Por për momentin nuk ka asnjë arsye për ta bërë diçka të tillë, pasi Manuel Nojer është në gjendje të mirë pas një pushimi të gjatë në sezonin e kaluar.

I keni lexuar kritikat pas barazimit ndaj Augsburgut?

Kam lexuar pak, por nuk influencoh­em nga askush. Secili është i lirë të shprehë atë që do. E vërteta është se këtu në klub gjërat funksionoj­në ndryshe. Unë jam trajneri dhe vendos se kush do të luajë dhe si. Por asnjëherë nuk kam vepruar me kokën time, jam konsultuar shpesh me lojtarët dhe ndihmësit e mi. Rëndësi ka paraqitja dhe rezultatet e skuadrës dhe jo ato personale.

Si është gjendja e Tomas Mylerit?

Ai është një lojtar që kërkon gjithmonë të luajë dhe të ndihmojë skuadrën në sulm dhe në mbrojtje. Por në repartin defensiv nuk di të luajë, ndërsa në sulm është nga më të mirët. Ai pason dhe çfarë është më e rëndësishm­e është se di të shënojë nga çdo pozicion. Duhet ta pranoj që është shumë i rëndësishë­m për skuadrën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania