Panorama Sport (Albania)

Partizani i mori mesfushën, Ze Maria gaboi me Hasanin

- Nga AGIM CANAJ

Ishte një ndeshje në përgjithës­i e mirë dhe që tregoi për atmosferën e krijuar në stadium se sa i kishte munguar futbollit shqiptar një derbi. Tirana e nisi me skemën 4-5-1, ndërsa Partizan iu përgjigj me 4-4-1-1. Kjo...

Ishte një ndeshje në përgjithës­i e mirë dhe që tregoi për atmosferën e krijuar në stadium se sa i kishte munguar futbollit shqiptar një derbi. Tirana e nisi me skemën 4-5-1, ndërsa Partizan iu përgjigj me 4-4-1-1. Kjo vendosje tregonte që skuadrat ishin përgatitur për një ngjeshje në mesfushë dhe manovra taktike ishte për të përfituar nga kundërsulm­et. U pa qartë që në minutat e para, ku patëm duele në të gjithë sektorët e fushës, si dhe pak hapësira për t’i lënë kundërshta­rit. Deri në minutën e 12-të që Tirana krijoji rastin e parë me Hasanin, i cili edhe mund të shënonte, u duk një ekuilibër në fushë. Mirëpo, më pas pashë një Partizan dominues në fushë, qoftë nga ana psikologji­ke, eksperienc­a, si dhe mënyra sesi diti të menaxhojë lojën dhe gabimet që bënte Tirana. Të kuqtë nuk e lanë fare kundërshta­rin të riorganizo­hej në ndërtimin e aksioneve. PJESA E PARË Partizani goditi me një lojtar si Mala në qendër të zonës. Ky i fundit, bashkë me Mensah, Bardhin dhe Asanin, shfrytëzua­n mjaft mirë ngathtësin­ë që u vërejt te bardheblut­ë pas kalimit të 15 minutave të para. Edhe goli u shënua nga një gabim në vendosje i mbrojtjes. Një krosim i shkurtër në zonë e gjeti të papërgatit­ur Tiranën, por në pjesën më të madhe skuadra e Ze Marias vuajti muskujt në mesfushë. Duhet të ishte më e përgatitur në duele, pavarësish­t vendosjes së dendur. Kobina, Hasani dhe Mavaje lanë mjaft hapësira. Ishin lojtarë që nuk fituan fare duele, prandaj dhe Partizani e zhvendosi lojën gradualish­t te porta e Tiranës. Të kuqtë nuk i dhanë asnjë hapësirë për kundërsulm kundërshta­rit, sidomos pas minutës së 15- të, kur ata ishin shumë dominues, qoftë në qarkullim topi dhe lojën një kundër një. Partizani e kishte më nën kontroll lojën. Mesfusha ishte shumë e ngjeshur, ndërsa mbrojtja kishte detyra specifike, të luante në bllok me lojë vertikale tek Asani dhe Bardhi. Mala dhe Mensah ishin shumë të lëvizshëm, por Tirana duhet të luante në gjerësi. Vetëm me Dokën dy herë tentoi, duke krijuar dy raste ku

mund të shënonte. Kjo ishte sporadike dhe Tirana dukej që ishte e palidhur në fushë, pasi çaloi mjaft në krahë dhe Partizani në duele një për një ishte fitues.

PJESA E DYTË Mendova se Ze Maria do të bënte ndryshime në mesfushë në startin e pjesës së dytë, sidomos nga krahët. Hasani nuk mund të qëndrojë shumë mbrapa, sepse fare mirë mund të luante prapa sulmuesit dhe t’i jepte frymëmarrj­e ekipit, por kjo nuk ndodhi. Në 45 minutat e dyta Tirana doli jashtë traditës së vet, pasi nuk pamë as grintë në fushë. Ishte një skuadër që edhe në pjesën e dytë humbi terren, pa pasur forcën e duhur. Një ekip i pakristali­zuar në manovrën sulmuese, duke ia bërë të thjeshtë Partizanit, që duhet ta dyfishonte rezultatin. Partizani e meritoi në të gjitha aspektet fitoren, qoftësa i përket anës teknike, fizike, por edhe asaj individual­e. Të kuqtë po tregojnë se janë një ekip që po shikon për majat dhe fitorja bindëse me Flamurtari­n nuk ishte rastësi. Me këtë psikologji që është futur skuadra e Gegës, do të jetë një pretendent­e për titull deri në fund. NDRYSHIMET Partizani ishte shumë herë më i qartë. Edhe ndërrimet me Hebajn e Koten i dhanë freski ekipit. Pas zëvendësim­eve, të kuqtë ishin edhe më të qetë, ndërsa te Tirana nuk funksionoi asgjë. Në vend që Ngo t’i jepte krahë Tiranës, skuadra e zbehu edhe më shumë lojën. Pasimet e gjata që nga mbrojtja, ia bënë edhe më të thjeshtë Partizanit. Atanda, Belica, Telushi dhe Hila ishin shumë të konsolidua­r, duke mos lënë asnjë lloj hapësire. Edhe Trashi e Ibrahimi punuan mirë nga krahët.

Kjo fitore ishte më e thjeshtë se çdo derbi për Partizanin në këto vitet e fundit. Tirana duhet të ulë kokën dhe të shohë se çfarë nuk i funksionon. Partizani tregoi konsolidim me psikologji. DOMINIMI

Derbet janë ndeshje prestigji, sepse të japin frymë pozitive. Çdo ndeshje nuk i ngjan njëra- tjetrës, pavarësish­t se Tirana kishte 13 herët e fundit pa fituar. Kjo ka historinë e vet, por fakt është që në 90 minuta u tregua një Partizan më i fortë në të gjitha repartet. Dallimet ishin të qarta, sidomos në këtë ndeshje. Tirana ndryshe nga tradita, u tregua shumë e brishtë. Do ketë probleme, sidomos në mbrojtje, ku lë për të dëshiruar në qendër me dyshen Turtulli-Berisha, por gjithashtu Doka dhe Hoxhallari treguan se janë me pak eksperienc­ë. Rasti i goli e dëshmon qartë, një vendosje shumë e gabuar e të paktën tre lojtarëve. Tirana është vërtet në një gjendje alarmi. Ndërsa te Partizani fryma e grupit dominoi, duke më rikujtuar skuadrën e viteve ’80. Të gjithë lojtarët, nga portieri dhe deri te sulmuesi i fundit, ishin shumë të vëmendshëm në detyrat taktike. Vrapuan shumë, dyluftuan si skuadër dhe repartet qëndruar afër njëra-tjetrës. Do jetë një ekip për titull, sepse ka ego dhe uri për të fituar. Ka dy ndeshje që po e tregon, duke i mposhtur kundërshta­rët në çdo drejtim.

 ??  ??
 ??  ?? Jasir Asani gjatë një dueli me Hoxhallari­n
Jasir Asani gjatë një dueli me Hoxhallari­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania