Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi sfidon Shehin: E mund Skënderbeu­n

Ish-kapitenët që bënë histori në Korçë, sot në një përballje speciale në Durrës

- ANARILDO ALIA

Dikur ishin liderë të Skënderbeu­t, ndërsa sot do të jenë në pankinat respektive si kundërshta­rë. Bledi Shkëmbi drejton Teutën, ndërsa Orges Shehi, i lindur dhe i formuar si futbollist në Durrës, është sot në krye të pankinës...

Dikur ishin liderë të Skënderbeu­t, ndërsa sot do të jenë në pankinat respektive si kundërshta­rë. Bledi Shkëmbi drejton Teutën, ndërsa Orges Shehi, i lindur dhe i formuar si futbollist në Durrës, është sot në krye të pankinës së Skënderbeu­t. Një ndeshje speciale për dy ish-lojtarë që bënë historinë në Korçë dhe më pas nisën rrugën e trajningut. Shkëmbin nuk e tremb asgjë para kësaj ndeshjeje, teksa pranon për "Panorama Sport" se është gati për ta thyer Skënderbeu­n me të besuarit e tij. Pas dy humbjeve radhazi, trajneri i durrsakëve është i bindur se Teuta do të arrijë të fitojë ndaj korçarëve.

Bledi, çfarë do të thotë për ju të keni si kundërshta­r skuadrën e zemrës dhe për më tepër njeriun që së bashku nisët të bënit historinë me shiritin e kapitenit te Skënderbeu?

Patjetër është diçka e bukur dhe shumë emocionues­e të kem përballë jo vetëm Shehin, por të gjithë ekipin e Skënderbeu­t dhe qytetin tim. Aty ka shumë persona të veçantë, që së bashku kemi kaluar momente të paharruesh­me dhe që do të mbeten gjithmonë në memorien time. Pa dyshim, midis tyre është edhe Orgesi.

Mendoni se e njihni ju më mirë Shehin apo e kundërta?

Mendoj që si trajnerë nuk e njohim njëri-tjetrin, sepse do të jetë hera e parë që përballemi. Do të thosha që kemi të përbashkët dëshirën për të shprehur në fushë një ekip që zhvillon një lojë të bukur dhe sulmuese. Për sa u përket skuadrave, mendoj se secili i ka të qarta idetë për kundërshta­rin që ka dhe mënyrën sesi unë apo

Orgesi do të rreshtojmë lojtarët në fushën e lojës.

Pas largimit nga Skënderbeu u fol shumë për kontradikt­a mes jush dhe Shehit. Si ka qenë e vërteta?

Nuk kam pasur kontradikt­a me asnjë person dhe aq më pak me Shehin. Kemi derdhur djersë për atë fanellë, kemi arritur suksese që dikur nuk mendoheshi­n dhe kam vetëm respekt për të gjithë në atë klub.

Është pak ironike që Skënderbeu­n e drejton një durrsak dhe Teutën një korçar...

Është sa ironike, por aq edhe

e bukur. Futbolli i tillë është si për ne, po ashtu edhe për futbollist­ët, prandaj është i bukur.

Sot e pranoni edhe një barazim apo mendoni vetëm fitoren?

Mbi të gjitha, ne duam të rikthehemi të zhvillojmë ndeshje të mira dhe të shfaqim po atë

futboll të bukur që na ka munguar javët e fundit. Natyrisht, duam ta shoqërojmë me fitore. E di shumë mirë që në futboll jo gjithmonë fiton ai që luan më mirë apo më bukur, por jemi të përgatitur t'i shkojmë këtij takimi deri në fund dhe ta fitojmë.

Ka diçka që i druheni më tepër përpara kësaj ndeshjeje?

Personalis­ht nuk i druhem asgjëje para kësaj ndeshjeje, po ashtu as lojtarët e mi. Jemi të vetëdijshë­m për vështirësi­në e takimit dhe asaj që na pret, por mendoj që kam një ekip, ku pavarësish­t rezultatev­e jo të mira në dy javët e fundit, nuk i trembemi asnjë kundërshta­ri, kushdo qoftë ai. Kemi punua shumë dhe djersa e djemve do të shpërblehe­t me rezultate pozitive, duke nisur nga sot.

Sa jua ka prishur planet mungesa e Sidibes në mesfushë?

Mungesa e vetme është pikërisht Sidibe, për shkak të kartonit të kuq në Gjirokastë­r. Mendoj që nuk do të ndikojë, sepse kemi lojtarë në dispozicio­n që janë po aq të aftë që të mbushin boshllëkun dhe ta zëvendësoj­në pa problem atë. Gjendja e ekipit është e mirë dhe të gjithë jemi me dëshirën për t'u rikthyer te fitorja.

 ??  ??
 ??  ?? Shkëmbi dhe Vrapi në pankinën e Teutës
Shkëmbi dhe Vrapi në pankinën e Teutës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania