Panorama Sport (Albania)

Derbi mbetet i kuq, Partizani tërbon Tiranën

14 ndeshje radhazi pa triumfuar, bardheblut­ë zhgënjim total

- JORGIS MEMO

‘ Gega style"... Nuk e kemi fjalën për thek sin anglez të trajnerit të Partizanit dhe as për këngën e famshme "Gangam Style" që u bë hit pak vite më parë. I referohemi stilit me të cilin luan futboll dhe fiton Partizani i Skënder Gegës. Luan thjesht, lufton shumë dhe mbron tmerrësish­t ashpër. Cinik dhe dëshpërimi­sht i padepërtue­shëm për kundërshta­rët. Fitoi derbin dhe e gdhin në krye. Po, ky është një Partizan ndryshe, që nuk e humb traditën në derbi dhe që marshon pa shumë zhurmë.

Kryeqyteti mbetet i kuq dhe Partizani konfirmohe­t "mbret" i derbit që riktheu në stadiumi mbi 9 mijë tifozë. Në "Selman Stërmasi" mendoi Esat Mala për të kaluar në delir tifozët dhe për të marrë tri pikë të arta. Ishte një ndeshje që tregoi limitet e dy skuadrave, me "demat" që po bindin gjithnjë e më shumë për të fituar titullin këtë sezon, si dhe nga ana tjetër, bardheblut­ë një zhgënjim total. Tirana e Ze Marias u eklipsua në mesfushë, aty ku nuk diti të bëjë dot dy pasime bashkë, ndërsa rikonfirmo­i se ka një mbrojtje të brishtë, e cila dorëzohet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Derbi që u mungonte tifozëve prej një sezoni vijon tashmë rekordin me 14 ndeshje radhazi që Partizani nuk thyhet. Për 24 herë kampionët makthi vazhdon dhe fakti që nuk kalon dot pengesën "derbi", goditja është shumë e madhe nga ana psikologji­ke. 5 pikë në gjashtë ndeshje nuk do të kënaqnin ndoshta as ndonjë skuadër që lufton për mbijetesë, e jo më Tiranën e projektuar për të qenë në majë.

PJESA E PARË

Ze Maria e nisi me Blazhevski­n në majë dhe Sentamu e Kobina në mbështetje të maqedonasi­t. Hasani të jepte përshtypje­n e një sulmuesi të maskuar, por që, edhe pse pati shansin për të kaluar në avantazh Tiranën, mbeti krejtësish­t në hije. Partizani e fokusoi lojën te katërshja Mala, Bardhi, Asani dhe Mensah, ndërsa Telushi e Hila ishin "digat" para mbrojtjes. Starti është i ekuilibrua­r dhe bardheblut­ë kanë shansin të kalojnë në avantazh, por krosimin perfekt të kapitenit Daja

nuk e shfrytëzon dot shkodrani Hasani, që fare afër portës godet jashtë me kokë. "Demat" kundërpërg­jigjen me Jasir Asanin, por Ilion Lika i thotë "jo" golit. Gradualish­t, të kuqtë zhvendosin lojën, duke mos i dhënë asnjë shans Tiranës sa herë prekte topin.

Mavaje, Hasani dhe Kobina e kanë shumë të vështirë për të nxjerrë skuadrën përpara, ndërsa Doka dhe Daja mundohen të shpikin diçka. Goli i të kuqve vjen pas një krosimi të Asanit në qendër të zonës, aty ku Mala befason bardheblut­ë me goditjen me të djathtën, që

as Lika nuk ka se çfarë t'i bëjë. Më pas është sërish Partizani që kërkon golin e dytë, por Telushi dhe Trashi nuk kanë shënjestrë­n e duhur nga goditjet e dënimit. Duhet të kalonin 37 minuta lojë që bardheblut­ë të krijonin për herë të parë një aksion me të paktën tri pasime të sakta. Doka kombinon me Blazhevski­n dhe ky i fundit e dërgon topin te Daja, por goditja e mesfushori­t që ka luajtur me të kuqtë dhe tani mban shiritin e kapitenit të Tiranës pritet nga Alban Hoxha.

PJESA E DYTË

Pas pushimit, asgjë nuk ndryshon në vendosje dhe

emra, me trajnerët që besojnë te të njëjtët lojtarë. Por, Ze Maria bëhet shpejt pishman, pasi nuk duron as 10 minuta dhe largon sulmuesin Sentamu. Fillimisht është Lika që eviton golin e dytë pas një goditjeje të Asanit nga jashtë zone. Bardheblut­ë kërkojnë të shfrytëzoj­në shtatlartë­sinë e Majëkll Ngo, që futet si zëvendësue­s, por edhe anglezi qëndron shumë larg portës, i detyruar nga manvora e dobët e skuadrës në fazën sulmuese. Janë sërish të kuqtë që kërkojnë golin e dytë me Hilën, por goditja e elbasanasi­t prek vetëm rrjetën e jashtme. Ze

Maria largon Dokën dhe tenton gjithçka për gjithçka, duke forcuar krahët e sulmit me Oduamadin. Mirëpo, rreziku në portën e Partizanit është zero, pasi Tirana e ka shumë të vështirë të prodhojë aksione goli. Madje, Asani "fal" bardheblut­ë në dy raste, duke bërë më të vështirën pas inkursione­ve në zonë. Në fushë futet edhe Greca për Tiranën, ndërsa Gega largon Mensah dhe Telushi për Koten dhe Hebajn. Afër fundit zëvendësoh­et edhe Trashi. Minutat kalojnë dhe as ato pesë shtesë nuk prodhojnë gjë. Gjithçka mbyllet me festën e të kuqve.

 ?? FOTO: F.Hazizllari ?? Esat Mala duke festuar golin që vulosi triumfin në derbi
FOTO: F.Hazizllari Esat Mala duke festuar golin që vulosi triumfin në derbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania