Panorama Sport (Albania)

Spektakël dhe sherr, policia “luan” me tifozët

Ze Maria shfryn për arbitrin “luftë” me flakadanë

- OLSI AVDIAJ

a qenë shou i vërtetë në shkallët e stadiumit. Tifozëritë e Tiranës dhe Partizanit kanë qenë të papërmbajt­shme. Vetëm topa nuk kishin futur përkrahësi­t e të dyja skuadrave në “Selman Stërmasi”. Si tifozët e Tiranës dhe Partizanit nuk janë përmbajtur. Fishekzjar­rë, shashka, tymuese, shkopinj, shishe, por edhe sende të forta janë hedhur në fushën e lojës. Tifozëria ka qenë jashtë kontrollit për gjatë gjithë kohës. Në një moment të ndeshjes, pikërisht në minutën e 65-të, te cepi i “Fanatics” plasi një sherr mes tifozëve dhe policëve. Shkak është bërë goditja e një vajze dhe tifozët i shkarkuan nervat te policët dhe stjuartët që ishin të pranishëm në stadium. Më pas, shënjestra e tifozëve ishte presidenti i Tiranës, Refik Halili.

-Pa Policinë e Shtetit nuk ka siguri në derbi. Uniformat blu kanë qenë dje si “macja”, që sa herë ndodhte ndonjë tension në shkallët e stadiumit futej brenda rrethimit dhe dilte sërish jashtë. Në fund të ndeshjes policia rrethoi stadiumin, pasi nuhati se mund të kishte një invadim fushe nga ana e tifozëve të pranishëm në stadium. Duhet pranuar se pa policinë, derbi nuk është i sigurt.

-Tirana ka ndryshuar sërish pankinë, në ndryshim nga sfida me Luftëtarin. Ekipi është kthyer në krahun e Liqenit Artificial dhe i ka sjellë ters.

- Dy trajnerët, Skënder Gega dhe Hoze Marselo Ferreira, si asnjëherë tjetër, janë futur në fushë dhe kanë ndjekur nga afër stërvitjen. Një veprim që të dy drejtuesit nuk e kanë bërë asnjëherë gjatë gjashtë javëve të kampionati­t. Madje, Ze Maria ka qenë i veshur me kostum.

-Gjyqtari i katërt i ndeshjes, Denis Rexha, i kërkoi Tiranës në orën 19: 32 të futen në dhomat e zhveshjes. Ze Maria ndërhyn dhe kërkon të ketë edhe dy minuta kohë për ekipin e tij, i cili vazhdonte nxehmjen.

-Në momentin që folësi i stadiumit nisi të thotë emrat e skuadrës së Partizanit, stadiumi dhe tifozët e Tiranës mbytën me zhurmë spikerin.

Të pranishëm në stadium ishin të dy presidentë­t, zëvendëspr­esidenti i FSHF- së, Lutfi Nuri, deputeti i PS-së, Sadi Vorpsi.

- Tifozët e Partizanit e nisën marshimin nga rrugët e kryeqyteti­t për t’iu drejtuar stadiumit “Selman Stërmasit”. Ata shoqërohes­hin nga forca të shumta të policisë, teksa nuk mungon atmosfera elektrizue­se dhe koret e shumta thumbuese ndaj rivalëve. Nuk kanë munguar as përplasjet në rrugët e Tiranës, teksa tifozët e kuq janë provokuar dhe kanë sulmuar afro 20 tifozë bardheblu. Kjo përplasje ka ndodhur pikërisht në vendin

ku u sulmua para 3 vitesh autobusi i Partizanit. U desh ndërhyrja e policisë që situata të normalizoh­ej.

Së bashku me “Tirona Fanatics”, dje në stadium ishin Shvercerat e Shkupit.

- Lysien Nurishmi, delegati i ndeshjes, ndalon nisjen e takimit, për shkak të tifozëve të Tiranës. Zyrtari i FSHF-së urdhëroi Mario Nikollin, “Team Manager”-in e bardhebluv­e, që shkonte te tifozët që të qetësohesh­in dhe të mos hidhnin më tymuese në fushë. Duhet shënuar se ndeshja derbi nisi me 3 minuta vonesë.

-Nervat e tendosura mes trajnerit të Tiranës dhe lojtarëve nisën që në minutën e katërt, me Ze Marian që kritikon Ilionin për një top të gjatë.

-Në minutën e 11-të, pas një goditjeje dënimi të fituar, Blazhevski pyet Ze Marian si ta ekzekutojë këtë faull me gjuajtje direkt në portë apo kros.

-Menjëherë pas golit, pikërisht në minutën e 24-t, dalin në nxehmje Ngo, Atinga dhe Oduamadi.

-Ngjarje e rëndë nga fundi i pjesës së parë. Tifozët e Tiranës të pozicionua­r në tribunën C lëshojnë një flakadan në tribunën B ku ishin tifozët e Partizanit.

-”Team Manager”-i i Partizanit, Amarildo Dajlani, i kërkon llogari gjyqtarit të katërt dhe delegatit të ndeshjes për flakadanin e hedhur te tifozët e Partizanit. Në sherr futet edhe trajneri Skënder Gega që diskuton gjatë me drejtuesin e garave, Lysien Nurishmi.

- Trajneri i Tiranës, Ze Maria, nuk dinte ç’të bënte gjatë ndeshjes. Në minutën e 31-të, ai proteston te gjyqtari i katërt për një faull të dhënë kundër ekipit të tij. “Ky është

arbitri më i mirë? Pfff”, shpërthen braziliani.

-Pak minuta para se të mbyllet pjesa e parë dhe gjatë një aksioni hapet sistemi vaditës i “Selman Stërmasit”. Menjëherë punëtorët e stadiumit mbyllin rubinetet, pasi loja vazhdonte.

-Gjatë një faulli të Blazhevski­t ndaj Telushit, Trashi i kërkon llogari arbitrit. Për këtë veprim ai ndëshkohet me të verdhë, ndërsa Telushi refuzon t’i japë dorën maqedonasi­t.

- Erion Braçe reagon pas thumbimit të tifozëve të Tiranës. “Ky qytet ishte, është dhe do të jetë i kuuuuuuuq! Ej çuna, unë kam lidhje me basketboll­in sa ç’kishte lidhje Atanda me Ngonë, a e patë? Ja mu ashtu! Mësojeni, udhëheq shpirti, jo gjatësia! Natën e mirë e kapni koshin!”.

-Në fund të takimit, Olsi Rama dhe Skënder Gega kanë takuar gjithë ekipin në fushë dhe dhomat e zhveshjes. Nga ana tjetër, Ze Maria pothuajse nuk ka thënë asgjë në dhomat e zhveshjes dhe ka qëndruar gjatë gjithë kohës në korridor me ndihmësit e tij.

 ??  ?? Koreografi­a e tifozëve të Partizanit, Fotot: F.Hazizllari
Koreografi­a e tifozëve të Partizanit, Fotot: F.Hazizllari
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania