Panorama Sport (Albania)

Gega: Fitorja më e bukur, s’mund të them jemi për titull

“Të gjithë janë pretendent­ë, ja si i zgjidhëm problemet”

- OLSI TUJANI

endosmëri, për gatitje dhe në fund sukses. Trajneri i Partizanit ka preferuar një profil të ulët dhe aspak euforik në deklaratat që ka bërë në krye të Partizanit, por në fushë rezultatet i japin të drejtë për çdo zgjedhje të bërë. Fitorja përballë Tiranës do të mjaftonte për gjithkënd që të kalonte me të drejtë në eufotori, por Skënder Gega, në deklaratën e dhënë për “SuperSport”, nuk ka pranuar ende që të deklarojë objektiva të mëdha.

A ishte kjo fitorja më e bukur?

Në shumë pika po, pasi janë 2 klube legjendare. Në radhë të parë doja të shprehja ngushëllim për humbjen e sportdashë­sit tonë të vogël Leos, që iu prehtë shpirti në paqe (përlotet...).

Ku mendoni se e fitoi Partizani këtë sfidë?

Ishim përgatitur për këtë mënyrë loje. Jemi munduar për të mbajtur larg problemet që kemi pasur, pasi Telushi dhe Trashi kanë pasur ngacmime muskulore. Mirëpo, në këto ndeshje janë edhe rastet që vendosin. U stërvitëm që ata të mos kishin mundësi të qarkulloni­n topin. Kishim mosmarrëve­shje në krahun e majtë, aty edhe na rrezikoi Tirana, por e zgjidhëm.

E keni artikuluar me vështirësi pjesën e objektivav­e madhorë. A është ky Partizan për titull?

Të jem i sinqertë nuk e marr përsipër të them jemi për titull. Të gjitha ekipet janë pretendent­e. Jam i kënaqur që po rritemi dhe po kuptojmë njëri- tjetrin. Edhe në teatër, 3 ditë rresht nuk mund të dalë e njëjta premierë. Të gjithë presionin e tifozërisë, i cili është presioni i titullit, nuk e kam nga përgjegjës­ia që ndiej, por duhet t’i studioj të gjithë rivalët. Pas një ndeshjeje të mirë, duhet t’i studiojmë të gjitha ekipet dhe kjo është një filozofi nga ish-trajnerët e mi që thoshin se duhet përgatitur menjëherë ndeshja e radhës dhe me cilindo kundërshta­r të mundshëm. Pretendime­t janë, por nuk mund të them se jemi për kampion.

Asani?

Kam një grup të mirë futbollist­ësh. Kur kam ardhur, e kam pasur të vështirë me Asanin si një “makth”, por prapësepra­pë ka kualitet dhe i ka bërë mirë detyrat e tij. E ndihmoi shumë Mala me hapësirat në krahun e majtë.

Ka ndryshuar skuadra apo klubi ka pasur të drejtë në merkato, pasi e keni “sulmuar” në fund të merkatos, duke kërkuar të tjerë elementë?

Klubi besoj se ka bërë më të mirën. Asnjëherë nuk kam dashur ta fyej grupin që kam. Telushin, për shembull, e kam pasur në ekipin kombëtar dhe ia njoh mjaft mirë cilësitë që ka si futbollist. Sot është ai që është dhe unë pata besim tek ai. Kjo ka qenë puna e mirë që kemi bërë, pasi nuk jam i vetëm për të qenë i sinqertë. Punoj me një staf profesioni­st. Kampionati është i gjatë, prurjet me emër të madh nuk kanë ekzistuar, por jam i kënaqur. Na pret sfidë e vështirë me Teutën.

Për kë bën tifo, për Teutën apo Skënderbeu­n?

Nuk më intereson Skënderbeu sepse unë kam luajtur me ta dhe përballja e radhës është shumë larg. Shpresoj të jetë ndeshje e mirë. Më duhet të studioj mirë Teutën, vendosjen dhe lojën e tyre për të përgatitur më pas futbollist­ët e mi për përballjen me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania