Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: S’meritonim të fitonim, Partizani na mundi me një rast

-

Trajneri i Tiranës ka deklaruar se skuadra e tij ka pasur shans që në start dhe se pas atij momenti, ka bërë një ndeshje normale. Më tej, në deklaratën e dhënë për “Supersport” ka kritikuar pyetjet në lidhje me vazhdimësi­në e tij, ndërsa është shprehur se Partizani ka fituar vetëm me një rast të krijuar në portën e Ilion Likës. Braziliani është shprehur se do të rishikojë diçka në të ardhmen, por i pyetur në lidhje me këtë pjesë, ai është irrituar disi për faktin që i lëkundet e ardhmja pas çdo rezultati negativ në krye të Tiranës.

Pse humbi Tirana?

Humbi sepse kundërshta­ri shënoi në të vetmin rast që krijoi. Ne kishim një rast përpara pësimit të golit. Kështu është futbolli, ku funksionoi ligji i pashkruar; Po nuk shënove, do të ndëshkohes­h.

Ecuria negative e Tiranës, a rrezikon trajneri?

Mund të them që edhe para 2 sezonesh, skuadra ka bërë një start negativ. Nuk di ç’të them për të ardhmen, do të shohim. Pse nuk arriti të finalizont­e Tirana?

Nuk luajtëm mirë. Nuk e meritonim të fitonim, por nga mënyra si shkoi loja, nuk e meritonim ndoshta edhe që të humbnim. A i keni lojtarët e duhur për të bërë lojën që kërkoni? Për sa i përket ndeshjes, kishim vetëm 1 pikëpyetje, Oduamadin. Ndoshta, unë mund të kem parë ndonjë ndeshje tjetër nga ajo që deklaroni ju, pasi nuk pashë ndonjë pritje spektakola­re nga Lika. Tashmë është gjithçka e mbyllur dhe nuk mund të bëjmë më asgjë për këtë ndeshje. Deri në janar do të vazhdojmë me këta futbollist­ë. Nuk kam çfarë them më tepër, do të vazhdojmë punën.

Një skuadër që nuk funksionon sipas filozofisë suaj. Ju thatë se do mendoheni pas kësaj humbjeje. Do shikoni pozicionin tuaj apo do mendoheni për të ndryshuar diçka?

Nuk e kuptoj përse gjithmonë kjo pyetje në Shqipëri. Një humbje dhe gjithmonë pyetja nëse do ta rishikoj pozicionin tim. Nëse ekipi fiton, është mirë, nëse humbet duhet menduar për të ndryshuar diçka. Nëse më pyesni pas çdo ndeshjeje gjithmonë, unë do përgjigjem njëlloj. Gjërat që kam diskutuar janë në lidhje me gabimet dhe përse nuk shënuam. Për këtë flas unë...

A është mjaftueshë­m për Tiranën vetëm rasti i Hasanit në pjesën e parë?

Nuk është mjaftueshë­m dhe nuk na shkon kjo situatë. Mbas asaj mundësie ishte një ndeshje normale.

E di Ze Maria çfarë do të thotë kjo ndeshje për tifozët e Tiranës?

Po, e di, por pas ndeshjes nuk mund të ndryshosh asgjë. Jemi stërvitur mirë këto ditë. Më vjen vërtet keq për këtë humbje. I pashë tifozët, bisedova dhe me lojtarët para ndeshjes për atmosferën e krijuar. Në stërvitjet e ardhshme duhet të përmirësoh­emi dhe të vazhdojmë punën.

 ??  ?? Ceremonia në nderim të ndjerit Leonel Cara
Fotot: F.Hazizllari
Ceremonia në nderim të ndjerit Leonel Cara Fotot: F.Hazizllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania