Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Më pëlqen ta fitoj derbin, shpresoj të dalë fjala e Mukës

Partizani/ Kapiteni: Tiranës po i shkon gjatë pa fitore

-

Kapiteni i Partizanit, në intervistë­n që dha për mediat pas ndeshjes, deklaroi se çelësi i suksesit të Partizanit në derbi është që e merr sfidën pa presion. “Gardiani” pohoi se Tirana e ka të vështirë ta përballojë këtë situatë dhe është i lumtur që pathyeshmë­ria shkoi në 14 ndeshje në derbi. Në fund Hoxha pohoi se shpreson që të dalë fjala e ish-kapitenit të Tiranës, Devi Muka, në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport” para ndeshjes. Gjithashtu, ai pranoi se për lojtarët që e kishin për herë të parë derbin ishte e vështirë, por i bëhet qejfi që fituan duelin e radhës me bardheblut­ë.

Sa ju gëzon kjo fitore?

Çdo fitore të gëzon, jo më sot kundër Tiranës që është akoma më e bukur, ishte nja atmosferë e bukur edhe me tifozëritë. E kishim marrë ndeshjen me qetësi, nuk e kishim presionin dhe këtë e kisha thënë më përpara dhe normalisht që të gjithë jemi shumë të lumtur. Pati një ulje të ritmit në pjesën e dytë të lojës, ishte një strategji e ndjekur nga trajneri?

Jo, nuk ishte strategji. Dihet që kur shënon, do të mbrosh dhe rezultatin, ndaj është e vështirë të dalësh para sepse mund të rrezikosh. Pra, vetë ekipi u kthye mbrapa për të mbrojtur rezultatin. Tani ia keni marrë dorën, u bënë 14...

Tani, mua më pëlqen të fitoj gjithmonë, e di që është e vështirë për

Tiranën. Nuk e mendonim që do shkonte kaq kohë pa fituar, megjithatë më bëhet qejfi që e fituam dhe këtë ndeshje. Ish-kapiteni i Tiranës ka thënë që kush fiton derbin e parë, do fitojë dhe tre të tjerë? Shpresoj që t’i dalë fjala Devit, ishallah ashtu qoftë. Sa e rëndësishm­e është kjo fitore e derbit për vazhdimësi­në tuaj?

Çdo fitore është e rëndësishm­e, por kur është derbi në vazhdimësi ka më shumë moral. Ekipi krijon më shumë besim në vetvete, kështu që edhe loja bëhet më e rrjedhshme, prandaj kjo është shumë e rëndësishm­e.

Ishte e vështirë për ata lojtarë që luajtën për herë të parë?

Mendoj se ishte, ju e patë dhe vetë, nuk mund të shfaqnin 100 përqindësh­in e tyre, presioni ishte i madh dhe ndaj them se ishte e vështirë. Ilir Cara

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania