Panorama Sport (Albania)

Trashi: Ze Maria të rishikojë ndeshjen, luajta duke sakrifikua­r

“Trajneri ka sjellë kulturë tjetër, raport special jashtë fushe”

-

Lorenc Trashi sakrifikoi në derbin e djeshëm, pasi gjatë gjithë javës ai ka qenë në dilemë nëse do të ishte në fushë. Këtë gjë ai e pranoi edhe vetë në intervistë­n e dhënë për “SuperSport”. Trashi u shpreh i kënaqur për suksesin e radhës që Partizani arriti në derbi. Trashi tregoi për frymën e re që ka sjellë trajneri në skuadër, si dhe presidenti­n Demi. Nuk mund të mungonte një përgjigje për deklaratën e Ze Marias, i cili tha se Partizani e fitoi takimin me një gjuajte në portë.

Sa ju kishte munguar derbi? Të jem realist, na kishte munguar shumë. Çdo tifoz do e donte një derbi të tillë.

A ishte e lehtë për ju që ta fitonit këtë derbi?

Mendoj se nuk ishte shumë e lehtë. Gjatë gjithë javës jemi munduar të japim maksimumin dhe të përqendroh­eshim te ndeshja me Tiranën. Bëmë diçka ndryshe. Jemi munduar që t’iu fusim frymën e derbit lojtarëve që nuk e kanë luajtur. Rezultoi pozitive.

Ishte Tirana dobët apo ishit ju mirë?

Nuk mund të them që ishte Tirana dobët. E vumë Tiranën në vështirësi, duke e kapur lart me presing. Kjo ishte e gjitha mendoj unë. Në krahasim me vitet e tjera, çfarë mendoni se ka ndryshuar te Partizani?

Unë jam shprehur dhe herët e tjera. Profesor Gega bën një punë shumë të mirë. Nuk e lë ekipin të kalojë në eufori. Ka një marrëdhëni­e shumë të mirë me lojtarët edhe jashtë fushe. Kjo ka ndikuar shumë. Vjen me një kulturë tjetër. Kjo mendoj është e gjitha.

Shumë i sakrifikua­r si mbrojtës. Do i kërkoni Gegës të luani më i avancuar...

Në këtë ndeshje jam sakrifikua­r shumë. Kanë qenë 2 ditë të vështira për mua. E kam lënë stërvitjen në gjysmë, kam bërë disa eko. Nuk kam dalë mirë, por këmbëngulj­a ime ishte për të luajtur.

Sa është premio për këtë fitore?

Sa për premion, presidenti Demi nuk na ka lënë ndonjëherë pas dore.

A jeni dakord me Ze Marian, që e fituat takimin me një gjuajtje në portë?

Nuk e di se çfarë ka parë Ze Maria. Duhet ta shikojë ndeshjen në ritransmet­im dhe ta shikojë kush ka bërë një gjuajtje në portë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania