Panorama Sport (Albania)

“Partizani nuk ishte më mirë, me Ze Marian jo miq”

-

Shumë diskutime, disa çështje dhe në fushë Tirana nuk bën më të mirën. Këtë e ka pranuar edhe Asion Daja në deklaratën për “SuperSport” në fund të takimit derbi, teksa ka pranuar edhe se ndërrimi i rolit të tij ishte disi surprizë. Rezultati – “Normal që jemi të zhgënjyer dhe i kemi zhgënjyer dhe tifozët e Tiranës. U munduam të bënim më të mirën, por në fakt bëmë shumë gabime dhe ai që bën pak i fiton këto sfida”.

Pozicioni – “Ndryshimi në formacion është zgjedhje e trajnerit. Normale që u surprizova (kalimi si mbrojtës i djathtë), por do të mundohemi që të pranojmë zgjedhjet e tij”. Grinta – “Është e vërtetë që disa futbollist­ë nuk e ndiejnë derbin, pasi në këtë derbi kishte shumë lojtarë të huaj dhe që e përjetonin për herë të parë sfidën. Na duhej më shumë teknikë, forcë dhe grintë. Trajneri u mundua të hidhte më të mirët në fushë, por kështu shkoi”.

Gabimet – “Kam luajtur dhe me Partizanin dhe kundër tij në herë të tjera dhe nuk mendoj se Partizani ishte më i fortë. Lojtarët e rinj ose të huaj nuk janë përshtatur 100% dhe s’kanë dalë në lojën e tyre”. Presioni – “Ne u munduam të bënim të gjithë gjërat që duhet të bënim, por nuk na dolën. Ekipi që lufton më shumë, e fiton këtë ndeshje. Ndoshta hynim me vonesë në dyluftim. Nuk di çfarë të them saktësisht”.

Raporti me trajnerin – “Janë raporte trajner-lojtar si në çdo vend tjetër dhe respektohe­n. Vetëm raporte pune, jo raporte miqësie. Jemi munduar të jemi korrektë dhe profesioni­stë”, ka deklaruar Asion Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania