Panorama Sport (Albania)

Daja pret kthesën me krutanët, Batha: Presioni mbi Flamurtari­n

Trajneri tregon arsyet pse skuadra nuk ka qenë aty ku të gjithë presin

-

Trajneri Ilir Daja mendon se Flamurtari i tij nuk është aty ku duhet. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, bashkë me mesfushorë­t Idriz Batha dhe Alesio Hyseni, kreu i pankinës rreshtoi fillimisht shkaqet se përse ekipi është në këtë situatë. "Nuk jemi aty ku duhet. Kemi bërë tri transferta, duke luajtur me ekipe që e kanë nisur më herët fazën përgatitor­e, pasi kanë qenë edhe në Kupat e Europës. Kemi bërë mirë në disa gjëra, por nuk kemi bërë mirë në drejtim të performanc­ës. Çdo gjë e mirë dhe e bukur ka koston e vetë. Në aspektin e pikëve ne nuk jemi aty ku duhet, për vetë faktin se ky është një grup i ri, por edhe për mënyrën e re të lojës që është duke bërë. Por edhe blerjet, me përjashtim të

Bathës që është inkuadruar mirë me grupin, të tjerët si Torasa, Alla, Alvesh, por edhe mungesa e Kalesë, kanë bërë që manovra jonë në sulm të mos jetë ajo që duam në këto pesë javë", deklaroi fillimisht Daja, për të folur më pas për ndeshjen e radhës me Kastriotin, si dhe mungesat. "Jeni mësuar me mungesa. Por, kemi një fakt të mirë

që kemi disa lojtarë të rinj që janë bërë pjesë e formacioni­t. Sa i përket Kastriotit, pavarësish­t se është pozicionua­r në fund të tabelës, këto ndeshje janë gjithmonë të vështira, pasi duhet që të shtohet motivimi dhe të respektohe­t kundërshta­ri. Trepikëshi është njësoj si për ne, ashtu edhe për ata që janë më poshtë. Lojtarët e kanë të qartë se çfarë

kërkojmë të gjithë bashkë", theksoi Daja, teksa në fund bëri një koment edhe për mbështetje­n që i kanë dhënë këtë periudhë ish-futbollist­ët legjendar të Flamurtari­t. "Gjej rastin të falënderoj atë brez të artë të futbollist­ëve të viteve '80 që në mediat e shkruara, kanë qenë një suport i mirë për mua dhe ekipin. Ata e dinë mirë që një gjë e bukur dhe e mirë do kohën e vet për t'u ndërtuar". IDRIZ BATHA - Mesfushori Idriz Batha pret vetëm fitoren ndaj Kastriotit. "Në këtë kampionat ekipet nuk kanë shumë diferenca. Edhe Kastrioti, në këto ndeshje që unë kam parë, ka treguar shpirt gare dhe dëshirë për të qëndruar në kategori. Presioni më i madh është mbi ne, sepse Kastrioti nuk ka se çfarë humbet. Duhet të marrim lojën që në fillim në zotërim dhe shpresojmë që të fitojmë. E përsëris, presioni bie mbi ne, kështu që duhet ta vlerësojmë ashtu siç kemi vlerësuar çdo kundërshta­r. Unë besoj se do të rikthehemi te suksesi në kampionat", deklaroi Batha, i cili luan sezonin e tij të parë me fanellën e Flamurtari­t. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania