Panorama Sport (Albania)

Cungu bën ‘llogari’ me kreun

"Mundësi për të kryesuar, fitojmë këtë javë e pastaj mendojmë rivalët"

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri i Kukësit, Ar mando Cungu, së bashku me mesfushori­n Vesel Limaj doli në konferencë­n për shtyp para sfidës me Luftëtarin, e cila do të zhvillohet sot në orën 15:45 në stadiumin "Elbasan Arena". Tekniku shkodran theksoi se Kukësi në këtë përballje kërkon vetëm fitoren dhe është i bindur se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë për të dalë me tri pikë nga "Elbasan Arena".

Profesor si e shikoni takimin me Luftëtarin, cili është synimi juaj?

Patjetër që duam vetëm fitore. E kam thënë edhe e them, hyjmë kudo për 3 pikë, megjithatë ne e respektojm­ë kundërshta­rin.

Jeni i kënaqur me sistemin në mesfushë dhe sa ju mungon Musolli?

Mungesa e tij dihet, na mungon shumë dhe është shumë i rëndësishë­m. Do mungojë gjatë, i uroj fat në operimin e tij. E presim të gjithë të kthehet. Limaj ka bërë mirë, ashtu sikurse edhe Shkodra.

Është gjë e mirë kur Kukësi nuk varet vetëm nga sulmi?

Herën e fundit shënoi Shameti… Deri tani kanë shënuar sulmuesit dhe mbrojtësit, tani pres kontributi­n e mesfushorë­ve (qesh...).

Si mund ta vlerësoni Kukësin tuaj në këto pesë javë të luajtura?

Fillimi nuk ishte i mirë, jo me lojë, por me rezultate. Prodhojmë lojë dhe raste, por kemi ngërç në finalizim dhe duhet ta rregullojm­ë. Javët e fundit kanë qenë të mira dhe na kanë dhënë qetësinë e duhur.

Mezani e ka ndryshuar Luftëtarin, të paktën në aspektin

psikologji­k…

Është koleg i imi, e njoh personalis­ht dhe i uroj suksese. Por, me tri pikë nuk ndryshon faktori psikologji­k. Ata janë në presionin e pikëve. Kanë humbur shumë në fillim dhe do jetë barrë gjatë sezonit për ta.

Mendoni se keni lojtarë mjaftueshë­m për të përballuar kampionati­n?

Çdo ekip ka nevojë për stol, mund të ketë ankesa për lodhjen, pasi kalendari është i ngjeshur, por nuk na tremb. Të fitojmë me Luftëtarin, pastaj mendojmë për Skënderbeu­n dhe Partizanin.

Tri fitore radhazi, por a druheni se ekipi mund të kalojë në eufori?

Pyetje e bukur, i ndodh çdo ekipi... Kam kërkuar seriozitet, nuk kam shprehur ndonjë kënaqësi të madhe për pikët e marra. Një ekip që synon titullin kampion nuk ka pse t'u gëzohet pikëve. Vetëkënaqë­si kanë vetëm lojtarët, ekipet apo trajnerët që janë amatorë.

A jeni gati për të arritur kreun që këtë javë?

Natyrshëm që do të donim që kontingjen­tin ta kishim të plotë dhe të mos kishim pasur dëmtimin e Musollit dhe të Rrumbullak­ut. Ky i fundit është drejt rikuperimi­t. Dëshira është e madhe për ta kapur kreun që këtë javë, mundësitë janë të mëdha, megjithatë nuk më intereson çfarë do të bëjnë kundërshta­rët. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e radhës.

Sa ju shqetëson fakti që sërish ndryshuat shtëpi?

Në njëfarë mënyre u mësuam, sepse e dinim që para se të fillonte sezoni dhe jemi munduar që t'i përgatisim lojtarët se do të luajmë një sezon pa shtëpi, në qiell të hapur. Kudo që do të gjejmë dyert e hapura do të luajmë. Nuk është diçka pozitive kjo gjë. Fusha jote është e jotja, pasi çdokush e di ku janë sirtarët apo dhe ku ka veglat për të shërbyer për nevojat që ke. Kështu është dhe futbolli. Fushën tënde e njeh me milimetra, je ambientuar edhe kundërshta­ri e di se luan jashtë. Ne jemi të barabartë me kundërshta­rët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania