Panorama Sport (Albania)

Mezani: Mos prisni të luajmë në mbrojtje

-

Për trajnerin e bluzinjve, Gentian Mezani, Kukësi është kundërshta­r për t'u respektuar, pasi në radhët e tij ka lojtarë me eksperienc­ë. Por, ky fakt, sipas Mezanit s'do të thotë që të tijtë sot në "Elbasan Arena" të shkojnë të dorëzuar. Në konferencë­n para mediave, Mezani u shpreh optimist dhe besimplotë për marrjen e rezultatit pozitiv ndaj Kukësit më të mirë të viteve të fundit. "Nesër (sot) do të luajmë përballë një kundërshta­ri të fortë. Kontingjen­ti i lojtarëve kuksianë meriton vlerësim, por dhe ne kemi një grup futbollist­ësh të mirë. Jo më kot, Luftëtari i sezonit të fundit siguroi biletën e përfaqësim­it në Europë. Fryma e grupit dhe loja kolektive pa dyshim që do të japin rezultatet e kërkuara. Ndaj Kukësit do të jemi të bindur për të marrë më të mirën. Ne do bëjmë lojën tonë dhe ndoshta dhe episodet mund të vendosin siç dhe ndodh në futboll, pasi një gabim i vogël të ndëshkon. Çunat janë të vetëdijshë­m për cilësitë e kundërshta­rit, ndaj dhe janë stërvitur mirë gjatë gjithë javës", tha fillimisht Mezani.

Strategjia - Luftëtari do të përballet sot me Kukësin në kërkim të ecurisë pozitive pas dy fitoreve të javës së fundit, 3- 1 ndaj Teutës dhe 1- 0 me Vorën, të cilat kanë injektuar më shumë besim dhe optimizëm në radhët e bluzinjve. Pavarësish­t se ku do të luhet sfida e sotme, trajneri Mezani e ka të qartë strategjin­ë me të cilën do të përballojë një kundërshta­r si Kukësi. "Nga natyra ime si trajner jam i karakterit të lojës jombrojtës­e. Nesër (sot) do të luajmë si në fushën tonë dhe do t'i përgjigjem­i kundërshta­rit sipas situatave të lojës. Nëse do të mbrohemi, do të bëjmë gabim. Ne do futemi në fushën e lojës për të marrë më të mirën", tha tekniku Mezani. Formacioni - I kushtëzuar nga mungesa e Albano Aleksit të dëmtuar dhe kondicioni­t jo fort të kënaqshëm të individëve të veçantë, Mezani ka menduar për "arnime" të vogla. Mesfushori Erald Hyseni i dëmtuar lehtë në këmbën e djathtë duket se do të sakrifikoj­ë për të qenë i gatshëm. Mezani, nisur nga vëzhgimi i seancave stërvitore, kryesisht në të djeshmen të zhvilluar në fushën e stadiumit Gjirokastr­a, pritet t'i besojë 11-shit, me të cilin mposhti Teutën. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania