Panorama Sport (Albania)

“Derbi” pas 10 vitesh, Lika: Vllaznia pa rivalë

Kapiteni: Ndeshje e fortë, por ne do vazhdojmë fitoret

- ADMIR URUÇI

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, është optimist se skuadra do ta kalojë me sukses sfidën e sotme ndaj Besëlidhje­s. Një përballje e vështirë për kuqeblutë, por që për kapitenin e skuadrën shkodrane nuk ka asnjë alternativ­ë tjetër veç fitores. "Derbi i veriut", siç njihet ndryshe përballja mes këtyre dy skuadrave, rikthehet pas 10 vitesh mungesë. Këto ekipe kanë luajtur për herë të fundit me njëra-tjetrën në sezonin 2008, kur ishin të dyja në Superiore, ndërsa sot do të përballen në Kategorinë e Parë. "Ne do të kërkojmë që të japim dhe të marrim maksimumin nga kjo përballje. Për ne është një detyrim arritja e fitores në këtë përballje. Kjo mund të jetë edhe për kundërshta­rin tonë, por kjo nuk na pengon ne që të kërkojmë vetëm fitoren. Skuadra po kalon momente të mira dhe duhet që të vijojmë ecurinë pozitive të javëve të para. Mendoj se do ta kemi një përballje të vështirë, madje nga më të vështirat në transfertë, por kjo nuk mund të thotë se nuk do të kërkojmë si në çdo ndeshje vetëm fitore", u shpreh fillimisht kapiteni në prononcimi­n e tij. VLERËSIMI

Kapiteni Lika ka vlerësuar kundërshta­rin sidomos për forcën që shfaq në fushën e vet. Për të do të jetë një përballje e vështirë, për vetë faktin

se çdo skuadër tregon një impenjim më të madh përballë Vllaznisë. Ky do të jetë problemi kryesor i kuqebluve në këtë sezon. "Ne e vlerësojmë në maksimum kundërshta­rin e radhës. Është një takim i vështirë për ne, pasi jo vetëm Besëlidhja, por çdo kundërshta­r impenjohet maksimalis­ht në përballjet me ne. Kjo do të na impenjojë edhe ne që të paraqesim vlerat tona. Nuk është një takim që do të thotë shumë, nëse do të krijojmë shkëputjen apo do të kemi ndalesën e parë, por është ndeshja e radhës, ku ne kërkojmë objektivin e vetëm

fitoren", vijoi Lika.

KUPA.

Ndërsa në fund të fjalës së tij, kapiteni i kuqebluve, Gilman Lika, i pyetur për ecurinë e Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë, është shprehur: "Për ne Kupa është një objektiv që duhet ta shikojmë rrugës. Nuk kemi sesi të flasim tani për një gjë që zhvillohet në periudha të ndryshme. Ne do të kërkojmë që të shkojmë sa më larg, ky duhet të jetë objektivi ynë në Kupë, pastaj t'ia lëmë kohës dhe shortit që do të na përcaktojë rrugën", përfundoi Gilman Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania